Flash

Rama rikthen TikTok-un: Është drogë, stimulon dhe ngjarje tepër të rënda

Lapsi.al 5 December 2024
Rama rikthen TikTok-un: Është drogë, stimulon dhe ngjarje

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në shkollën “Halit Çoka” në Kamëz, foli për problematikën që ka shkaktuar sidomos tek adoleshentët, fenomeni i Tik Tok.

Rama deklaroi se Tik Tok duhet të merret nën kontroll. Ai shtoi se Tik Tok bazohet në algoritëm që stimulon gjëta të këqija. Sipas Ramës, duhet të heqim një shok të keq nga duart e fëmijëve.

"Tik Tok është kthyer në rrezik për adoleshentët. Nëse ua merr celularët nga dora adoleshentëve, nisen e bëhen keq. Në shtetet demokratike ka nisur të përshkallëzohet një shqetësim shumë i madh ajo që po ndodh jashtë kontrollit dhe pritshmërive të shkollës, prindërve e shoqërisë në raport me fëmijët tanë. Tik Tok bazohet në algoritëm që stimulon gjëra jo të mira. Ky rrjet duhet të merren nën kontroll, së paku për personat nën 16 vjeç. Nuk ka ende filtra se kush është fëmija apo i rrituri, pasi rrjetet sociale pranojnë anonimitetin dhe aty asgjë nuk është e qartë.

Ne jemi të pritur të besojmë se bllokimi i TikTok do ishte një rrugë qoftë dhe për periudhë, për të parë sesi të tjerët do gjejnë mekanizma të tjerë, për të hequr një shok shumë të keq nga duart e fëmijëve. Tik Tok është si një drogë, dhe stimulon dhe ngjarje tepër të rënda. Bllokimi i Tik Tok është ndihmë, por jo zgjidhja. Shkolla, prindërit e mësuesit duhet të bashkëpunojnë." 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI