Flash

Mori leje për 4 ditë, i dënuari në burgun e Rrogozhinës arratiset jashtë vendit

Lapsi.al 5 December 2024
Mori leje për 4 ditë, i dënuari në burgun e Rrogozhinës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur disa ditë më parë në burgun e Rrogozhinës, kur një i dënuar kërkoi dhe mori 4 ditë leje për t’iu bashkuar familjes, por nuk u kthye.

Emri i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se ai ka për të vuajtur edhe 4 vite të tjera burg, teksa kjo nuk ishte hera e parë që merret leje shpërblyese. Dy herët e para ai ishte rikthyer në burgun e Rrogozhinës, ndërsa këtë herë vendosi të arratiset.

Autoritetet Drejtorisë së Burgjeve dhe policia shkuan në banesën e tij pas shkeljes së lejes, por familjarët u thanë që ai nuk ndodhej në banesë, ndërsa hodhën dyshime se ai mund të ishte larguar jashtë vendit. Pas verifikimeve, rezultoi se i dënuari ishte arratisur jashtë Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI