Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

"Luajtën 23 lojtarë në fushë", Veselinovic akuzon arbitrin, Tetova priste më shumë

Lapsi.al 5 December 2024
"Luajtën 23 lojtarë në fushë", Veselinovic akuzon

“Përgëzoj edhe Egnatian për faktin se janë kampionë në fuqi dhe mënyrën se si luajnë. Por këtë kampionat është hera e tretë që ndodh që kemi 23 lojtarë në fushë". Alexandar Veselinovic ka ruajtur pathyeshmërinë, duke mbajtur prapa edhe Egnatian në barazimin 1-1 në Arenën e Demave. Tekniku serb, që është përjashtuar gjatë ndeshjes për protesta, ka akuzuar arbitrin: "Kanë qenë 22 vetë në lartësinë e ndeshjes dhe i 23-ti nuk ka qenë në atë lartësi dhe mund të them me shumë bindje që nuk la të zbatonim asgjë që kishim përgatitur. Kjo është hera e tretë që ndodh në këtë sezon".

Veselinovic pastaj pranoi vlerën e kundërshtarit, por duke sulmuar sërisht arbitrin: "Sot kemi luajtur kundër një kundërshtar shumë cilësor. Nuk është se dua të krijoj tension por kam 40 vite në futboll dhe kuptoj kur janë disa gjëra që ndodhin dhe çekuilibrojnë ekipin. Me plot përgjegjësi e them që nuk mund të implementonim idetë tona, se nuk na e mundësuan".

Lexo më tej: Video/ Veselinovic tërbohet me arbitrin, Egnatia ndal Partizanin mes polemikave

Sigurisht ka gjëra që duhen përmirësuar: "Të gjitha komplimentet e mundshme për Egnatian. Patjetër që do analizojmë dhe të shohim çfarë mund të përmirësojmë në fazat e lojës ku nuk ishim në lartësinë e duhur. Nuk dua të jem tendencioz, por mund të numëroj mbi 10 situata që mund të zgjidhnin ndeshjen në favorin tonë", tha Veselinovic.

TETOVA: "MERITONIM MË SHUMË"

“Për si shkoi ndeshja, të them të vërtetën jam i gëzuar në fund se arritëm të barazonim, por mendoj se meritonim më shumë me rastet e krijuara dhe volumin në fushë". Edlir Tetova, trajneri i Egnatias është i lumtur për barazimin e marrë në minutën e fundit të kohës së rregullt. Tekniku pranon se të tijtë gabuan një pjesë loje, por dominuan në të dytën: "Në pjesën e parë nuk funksionoi pothuajse fare manovra, ato kur funksionoi ishim pak para portës, ishte lojë e vakët. Në pjesën e dytë ishim në gjysmëfushën e kundërshtarit, ishim gjithë kohës në manovër me rastet e humbura. Ata kishin vetëm dy tranzicione drejt portës tonë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI