Flash

I shpallur në kërkim për shitje drøge, arrestohet 61-vjeçari në Fier

Lapsi.al 5 December 2024
I shpallur në kërkim për shitje drøge, arrestohet

Një 61-vjeçar, i shpallur në kërkim prej 3 javësh, është arrestuar nga policia e Fierit. 61-vjeçari, i identifikuar si Dashamir Muça, dyshohet se në bashkëpunim me të birin, shisnin lëndë narkotike.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën dhe vunë në pranga shtetasin D. M., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas.

Ky shtetas u shpall në kërkim 3 javë më parë, në kuadër të operacionit “Peshtani”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij, shtetasin J.(E.) M., 37 vjeç (i arrestuar më datë 15.11.2024), për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në Korçë/ Makina përplas motorrin

Një aksident është regjistruara paraditen e sotme në fshatin Sovjan të Korçës. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe nje motorr. Nga aksidenti ka m...

12:21

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI