Flash

VIDEO VIRALE/ Joe Biden duket se dremit gjatë një takimi me presidentët afrikanë

Lapsi.al 4 December 2024
VIDEO VIRALE/ Joe Biden duket se dremit gjatë një takimi me

Joe Biden u duke se dremiti pak gjatë një takimi me liderët afrikanë. Sipas “The Telegraph” ai u fiksua nga kamerat duke mbyllur sytë për më shumë se një minutë. Presidenti amerikan, 82 vjeç, dukej i lodhur, por foli me zë të lartë gjatë samitit të mbajtur në Angola me presidentin e vendit dhe homologët e tij nga Zambia dhe Republika Demokratike e Kongos.

Gjatë fjalës së Philip Mpango, zëvendëspresidenti i Tanzanisë, Biden mbylli sytë dhe mbështeti dorën në fytyrën e tij dhe dukej se ishte në gjumë. Më pas ai u duk se u zgjua, para se të mbyllte sërish sytë. Megjithëse Biden mbante një kufje që zakonisht përdoret për përkthim, të gjithë pjesëmarrësit në panel flisnin në anglisht në atë moment.

Incidenti ndodhi në ditën e fundit të një udhëtimi tre-ditor në Angola, vizita e parë dypalëshe e Biden në Afrikë që nga marrja e detyrës në 2021. Biden është akuzuar se e ka zënë gjumi në disa ngjarje ndërkombëtare vitin e kaluar. Ai është përballur me kritika për moshën dhe gafat e tij në skenën botërore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI