Flash

U dënua me 1 vit burg, Salianji rekurs në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 4 December 2024
U dënua me 1 vit burg, Salianji rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie, pas një gjyqi që zgjati disa vjet, për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali. Por Salianji u dënua për kallëzim të rreme.

Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, kërkon në Gjykatën e Lartë rrëzimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit që e dënoi me 1 vit burg, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më parë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i Apelit u shpall nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala.

Pas shpalljes së vendimit, Salianji e denoncoi procesin si të montuar nga fillimi në fund dhe e quajti veten një të dënuar politik.

“Jam i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni dhe propaganda dikur,” tha Salianji. “Unë nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës,” deklaroi ai, duke shtuar se është i disponueshëm që ta kryejë dënimin në çdo lloj burgu.

Prej 26 tetorit, Salianji ndodhet në burgun e Fierit duke kryer dënimin.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë i moshuari në Shkodër

Një i moshuar është gjetur i pajetë në lagjen Perash të Shkodrës. I moshuari jetonte i vetëm në banesën e tij. Duke qenë se ai nuk është përgjigjur kur fqinj...

16:30

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI