Flash

Tatimet nisin kontrollin për 7 mijë biznese që nuk reflektuan për pagat

Lapsi.al 4 December 2024
Tatimet nisin kontrollin për 7 mijë biznese që nuk reflektuan

Drejtoria e Tatimeve njofton se Aksioni kundër informalitetit të pagave ka hyrë në fazën përfundimtare. Sipas njoftimit, Kontrolli do të nisë për 7,000 tatimpagues të identifikuar me risk, të cilët nuk kanë reflektuar as pas njoftimit të dytë të Administratës Tatimore.

Tatimet kanë ftuar bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre! Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën e muajit nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor, thuhet në njoftim.

Në fillim të muajit tetor Administrata Tatimore u nisi subjekteve një mesazh sensibilizues, në kuadër të nismës së Qeverisë Shqiptare, për hartimin e një Plani Kombëtar që garanton pagesën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për pension të sigurt në të ardhmen.

Tatimet njoftuan se, do të vlerësojnë, analizojnë, evidentojnë dhe trajtojnë të gjitha rastet e fenomeneve dhe tatimpaguesve me risk në këtë fushë. Ajo do të monitorojë të dhënat që vetë subjektet deklarojnë, do të kryqëzojnë informacionin nëpërmjet sistemeve informatike që disponon, si dhe me palë të treta për çdo informacion që lidhet me punonjësit.

Njoftimi iu nis si pop up në sistem rreth 130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024.

Në një shkresë të dytë në nëntor, Drejtoria e Tatimeve, dërguar tatimpaguesve në sistemin e tyre E-filing i ka paralajmëruar 37.5 mijë subjektet që janë konsideruar me risk, pasi dyshohet që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre, që të reflektojnë deri në datën 20 nëntor.

Pjesa më e madhe e bizneseve kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar saktësi në deklaratat e listëpagesave të tyre gjatë tetorit dhe nëntorit.

Tatimet paralajmëruan se subjektet me risk do të jenë objekt kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm në periudhën në vijim. Tashmë për këto subjekte, që janë reduktuar në 7 mijë, do të fillojë kontrolli./MONITOR

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Arben Tafaj

Ish kandidati i pavarur i Bashkisë Tiranë Arben Tafaj, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin për humbjen e tij e njoftoi mjeku Ilir Alimehmeti, i cili m...

11:38

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI