Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Akuzoi Taren se theu rregullat, Pulcini e kthen: “Ndoshta u kurua e mund të luajë"

Lapsi.al 4 December 2024
Akuzoi Taren se theu rregullat, Pulcini e kthen: “Ndoshta u kurua e mund

Pavarësisht mohimit nga vetë mjeku, polemikat pas fjalëve të thëna nga Ivo Pulcini, aktualisht përgjegjës i sektorit shëndetësor të Lazio, vazhdon të rritet. "Në vitin 2019 vizitova një lojtar shumë të rëndësishëm, i cili tani po bën emër dhe luan në Serie A, por nuk e konsiderova të përshtatshëm për të luajtur futboll", ishin fjalët e tij të martën për gazetën Il Messaggero: deklarata që çuan Prokurorinë të hapte një dosje hetimi. Po ashtu, gjatë orëve të fundit kanë qarkulluar edhe disa emra lidhur me futbollistin e mundshëm që mund të jetë i përfshirë.

Në ditët në vijim, Pulcini do të dëgjohet nga prokurori Chiné. Edhe në gazetën romake, profesori ka shtuar versionin e tij fillestar me qëllim që të sqarojë situatën. "Unë e konsiderova të papërshtatshëm në vitin 2019, por kjo nuk do të thotë që ndoshta gjatë këtyre pesë viteve ai nuk është kuruar dhe tani mund të luajë pa problem në kampionat", ishin sqarimet e tij. Pikërisht mbi këtë aspekt do të fokusohet përgatitja e Pulcinit, i cili gjatë orëve të fundit ka marrë një vëmendje të madhe mediatike.

Lexo më tej: Denoncimi tronditës i mjekut: "Te Lazio një lojtar nuk duhet të luante. E donte Tare"

Një variant i ndryshuar i mjekut lacial Pulcini, që kishte aluduar madje se në atë kohë Drejtori Sportiv Igli Tare kishte anashkaluar rregulloren, sepse donte që lojtari të luante për Lacion: “Lojtari u ekzaminua tre herë në klinika të ndryshme, pasi ish-drejtori sportiv Tare e dëshironte me çdo kusht, por vendimi “jo” mbeti i palëkundur”. Tani, mjeku ndryshon variant, por i takon prokurorit Chiné të hedhë dritë mbi çështjen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI