Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Fifpro, kandidatët për top 11 2024: të pashtershmit Messi e CR7, asnjë nga Serie A

Lapsi.al 3 December 2024
Fifpro, kandidatët për top 11 2024: të pashtershmit Messi e CR7,
Sindikata ndërkombëtare e futbollistëve, FIFPro, ka shpallur emrat e 26 kandidatëve për të hyrë në Fifpro World 11 të vitit 2024, formacionin ideal të zgjedhur nga vetë profesionistët e futbollit. Ata që votuan ishin mbi 28,000 futbollistë nga 70 shtete të ndryshme, dhe fituesit do të bëhen të ditur më 9 dhjetor, përmes kanaleve online të sindikatës. Në formacionin ideal do të hyjnë portieri, tre mbrojtësit, tre mesfushorët dhe tre sulmuesit më të votuar. 11-shja e parë do të kompletohet nga futbollisti më i votuar mes atyre që kanë mbetur, pavarësisht nga roli i tij. FIFPro ka bërë të ditur se mes emrave që spikasin janë të pashtershmit Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, respektivisht 37 dhe 39 vjeç. Janë gjithsej 8 futbollistë të Real Madrid, kampionëve të Evropës, dhe 7 të Manchester City, kampionëve të Anglisë. Të gjithë kandidatët, përveç Messi dhe CR7, luajnë në Evropë, por asnjë nuk luan në Serie A, e cila është, pra, mungesa e madhe në këtë përzgjedhje.

LISTA E KANDIDATËVE

PORTIERË Ederson (Manchester City, Brazil) Emiliano Martinez (Aston Villa, Argjentina) Manuel Neuer (Bayern Munich, Gjermania) MBROJTËS Dani Carvajal (Real Madrid, Spanja) Ruben Dias (Manchester City, Portugalia) Virgil van Dijk (Liverpool, Holanda) Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen, Holanda) Antonio Rudiger (Real Madrid, Gjermania) William Saliba (Arsenal, Franca) Kyle Walker (Manchester City, Anglia) MESFUSHORË Jude Bellingham (Real Madrid, Anglia) Kevin De Bruyne (Manchester City, Belgjika) Phil Foden (Manchester City, Anglia) Toni Kroos (Real Madrid, Gjermania) Luka Modric (Real Madrid, Kroacia) Jamal Musiala (Bayern Munich, Gjermania) Rodri (Manchester City, Spanja) Federico Valverde (Real Madrid, Uruguaji) SULMUES Erling Haaland (Manchester City, Norvegji) Harry Kane (Bayern Munich, Angli) Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain/Real Madrid, Franca) Lionel Messi (Inter Miami, Argjentina) Cole Palmer (Manchester City/Chelsea, Angli) Cristiano Ronaldo (Al-Nassr, Portugali) Vinicius Jr (Real Madrid, Brazil) Lamine Yamal (Barcelona, Spanja)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI