Flash

Armët në veri, Sveçla: Kishte edhe uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj britanike

Lapsi.al 3 December 2024
Armët në veri, Sveçla: Kishte edhe uniforma të ushtrive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se këtë të martë, gjatë një bastisjeje në veri të vendit të vendit është gjetur municion, armë dhe uniforma të ushtrive të disa shteteve.

Ministri Sveçla ka publikuar në "Facebook" disa pamje ku tregohen armët dhe uniformat e sekuestruara, teksa nuk bëri me dije se në cilin vend ishte bërë bastisja.

Sveçla tha se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj britanike. Më tej, ai ka kërcënuar se kushdo që tenton ta cenojë rendin kushtetues e sigurinë e Kosovës, do të ndëshkohet.

“Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera. Çdokush që tenton të cënojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, shkroi Sveçla.

Në ditët e fundit janë gjetur një arsenal armësh në veri të vendit, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit. Pas sulmit të fundit, policia e Kosovës, po kryen kontrolle në veri të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Të këshilluara

Mazhoranca miraron buxhetin e vitit 2025

Me 75 vota pro dhe 24 kundër, është miratuar këtë të martë buxheti për vitin 2025. Pro kanë votuar mazhoranca, ndërsa votat kundër kanë ardhur nga opozita. P...

19:07

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI