Flash

Video/ "Më merren mendtë", fjalët e Bove drejt pankinës para rrëzimit në tokë

Lapsi.al 2 December 2024
Video/ "Më merren mendtë", fjalët e Bove drejt

Në minutën e 17' të ndeshjes Fiorentina-Inter, Edoardo Bove u rrëzua papritur në fushë pa ndjenja. Dumfries dhe Calhanoglu ishin të parët që vunë re situatën dhe thirrën stafin mjekësor. Ndërkohë, Cataldi ndërhyri duke i nxjerrë jashtë gjuhën, për të parandaluar bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Loja u ndërpre menjëherë dhe Bove u dërgua me urgjencë në Poliklinikën Careggi, ku disa orë më vonë rifitoi vetëdijen dhe nisi të merrte frymë normalisht.

Rindërtimi i infarktit në fushë

Sipas raportimeve fillestare, dyshohet për një lëndim nga një përplasje, megjithatë nuk ka ende konfirmime zyrtare. Fiorentina, përmes një komunikate, njoftoi se ekzaminimet e para kardiologjike dhe neurologjike përjashtuan dëmtime akute në sistemin nervor qendror dhe atë kardiovaskular.

Lexo më tej: Video/ Edoardo Bove pëson krizë epileptike në fushë: ndërpritet Fiorentina-Inter

Agjencia ANSA raportoi se pak para incidentit, Bove kishte ndërruar fanellën, duke mbetur për pak momente pa bluzë. Më pas, ai pësoi një përplasje mes kraharorit dhe shpretkës gjatë një dueli me Dumfries. Sipas dëshmive, Bove sinjalizoi pankinën e tij për marramendje. Pak më vonë, ndërsa lidhi këpucët, ai bëri disa hapa, u lëkund dhe më pas u rrëzua pa ndjenja pranë Calhanoglu dhe Dumfries, të cilët menjëherë kuptuan seriozitetin e situatës. Në tribunë, babai i lojtarit, Giovanni Bove, po ndiqte gjithçka i tronditur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI