Flash

U ndërpre nga infarkti i Bove, kur do të luhet Fiorentina-Inter? Të gjitha mundësitë

Lapsi.al 2 December 2024
U ndërpre nga infarkti i Bove, kur do të luhet Fiorentina-Inter?

Natën e djeshme u shënua një moment dramatik që ndikoi thellësisht në zhvillimin e ndeshjes Fiorentina-Inter, i shkaktuar nga një ngjarje e papritur në fushë me Edoardo Bove: mesfushori i Fiorentinës pësoi një krizë epileptike, që çoi në ndërprerjen e ndeshjes nga ana e arbitrit. Frika dhe emocionet ishin të mëdha, jo vetëm në fushën e lojës ndër lojtarët e Interit dhe Fiorentinës, por edhe në tribunat e stadiumit Artemio Franchi.

Pavarësisht dramës, duke pasur parasysh që shëndeti i lojtarit është gjithmonë prioritet, përgjegjësit duhet të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre. Duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me klubin toskan dhe spitalin ku Bove po kurohet (i vetëdijshëm dhe në gjendje të mirë), Lega Serie A është mbledhur sot për të marrë një vendim për rikthimin e ndeshjes Fiorentina-Inter, çështje që lidhet me kohën e përmbushjes së ndeshjes.

Problematika e gjetjes së një date për rikthimin e ndeshjes

Situata është e komplikuar, ashtu siç ishte edhe në rastin e ndeshjes Bologna-Milan që u shty disa javë më parë. Sipas rregullores, ndeshja Fiorentina-Inter do të rifillojë nga minuta e 17', që është momenti kur u ndërpre. Megjithatë, kjo nuk zgjidh asgjë në këtë moment, pasi duhet gjetur një datë që i përshtatet të dyja skuadrave, dhe me një kalendar të ngjeshur, kjo është një detyrë e vështirë.

Kur do të luhet Fiorentina-Inter?

Nuk do të luhet përpara shkurtit 2025. Si Fiorentina, ashtu edhe Inter janë të angazhuar në tri kompeticione: Serie A, Coppa Italia dhe një kupë evropiane (Conference League për teknikun Palladino dhe Champions League për Inzaghin). Kjo do të thotë se gjetja e një date të lirë do të kërkojë zgjerimin e afateve kohore. Dhjetori është plotësisht i mbushur, prandaj ndeshja do të diskutohet përsëri në vitin e ri. Momenti i parë pa angazhime do të ishte pas Epifanisë, pra në fillim të janarit 2025, por është e pamundur që Lega Serie A të vendosë për ndeshjen në ato ditë, pasi Inter do të jetë i angazhuar në Finalet e Superkupës së Italisë në Arabinë Saudite, me finalen që mund të jetë më 6 janar.

Opsionet për datën e ndeshjes

Në këto kushte, dy mundësi për të zhvilluar ndeshjen janë ato të mërkurën, më 12 ose 19 shkurt 2025. Këto janë dy ditët e para të lira pas turneve të mesjavës, ndeshjeve të Kupës së Italisë dhe pushimeve të ndeshjeve të kombëtareve. Megjithatë, për të realizuar ndeshjen në këto data, Fiorentina dhe Inter duhet të kalojnë direkt në fazën e 1/8 të kompeticioneve të tyre evropiane pa kaluar nëpër play-off. Kjo mundësi është e realizueshme tani, por nëse njëra nga ekipet dështon ta kalojë këtë fazë, mund të duhet të zhvillojë ndeshje në atë periudhë për të kaluar më tej.

Lexo më tej: Video/ "Më merren mendtë", fjalët e Bove drejt pankinës para rrëzimit në tokë

Nëse Fiorentina dhe/ose Inter nuk kalojnë direkt në fazën e 1/8 të Conference League dhe Champions League, atëherë rikthimi i ndeshjes do të shtyhet për në pranverë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI