Flash

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i kokainës, në pranga 14 persona

Lapsi.al 2 December 2024
Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i kokainës, në pranga 14

Policia italiane ka çmontuar një grup italo-shqiptar të kokainës, ku në pranga kanë rënë 14 persona, gjashtë italianë dhe tetë shqiptarë. Siç raportohet hetimet kanë identifikuan dy banda të ndryshme që lëviznin midis lagjeve San Siro dhe Bonola dhe midis Baranzate dhe Bollate, në pjesën veriore të Milanos. Gjithashtu hetuesit kanë zbardhur edhe skemën dhe strategjinë e organizatës, e cila rekrutonte kryesisht shqiptarë.

Corriere della Sera shkruan se banda u garantonte ushqim dhe akomodim për 90 ditë “kuajve” (punëtorëve sezonalë të drogës, koha e qëndrimit legal në zonën e BE për shqiptarët), që furnizonin sheshin me drogë, për të anashkaluar rregullat e emigracionit. Më pas shitësit u rikthyen në Shqipëri dhe u zëvendësuan nga tregtarë të tjerë droge.

Gjithashtu tregtarët e drogës që furnizonin rrugët dhe kujdeseshin për dërgesat në shtëpi, thuajse gjithmonë shqiptarë, u pajisën me një “paketë të plotë” që përfshinte një shtëpi, makinë apo skuter, telefonat dhe një lloj praktike me stërvitje për të mësuar teknikat e shpërndarjes së drogës.

Policia italiane ndau edhe pamjet e operacionit, por edhe detaje se si u gjurmua organizata, si bëhej shpërndarja, e dokumentuar me foto dhe pamje filmike. Gjithashtu edhe vendet ku fshiheshin sasitë e lëndës narkotike, bazat e fshehjes dhe taktikat se ku futeshin dozat e kokainës, kryesisht në bidonë uji të modifikuar apo paketa cigaresh me shtresë dyfishe.

Më pas, pas 90 ditësh, “korrierët sezonalë” u kthyen në Shqipëri me fluturime direkte, për të mos kërkuar leje qëndrimi në Itali, por duke shfrytëzuar vetëm vizën tremujore si turistë të thjeshtë. Pasi kthehej grupi i parë, drejt vendit fqinj udhëtonte një tjetër grup të rinjsh për 3 muajt e radhës.

Të këshilluara

Merr flakë servisi i makinave në Pukë

Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është sh...

20:01

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI