Flash

Ndërtimet pa leje në Lagunën e Patokut, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet

Lapsi.al 2 December 2024
Ndërtimet pa leje në Lagunën e Patokut, Prokuroria e Lezhës

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të 8 të pandehurve për ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin.

Mes të pandehurve është edhe ish-drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Flori Gjini dhe ish-kryeinspektori vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin, Jetmir Mxhika. Dyshja dhe 5 zyrtarë të tjerë janë marrë të pandehur për veprën penale "Shpërdorim detyre". I pandehur për kryerjen eveprës penale "Ndërtim i Paligjshem" është marrë vetem Nikoll Frangaj

Po ashtu, prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve në ngarkim të shtetasve Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj për vepren penale të “Ndërtim pa leje”.

Të këshilluara

Reshjet intensive/ Korça zbardhet nga dëbora

Reshje bore me intensitet të lartë vijojnë të bien në qytetin e Korçës këtë mbrëmje. Qyteti juglindor është zbardhur nga dëbora, teksa raportohet se deri më tan...

22:42

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI