Flash

Kryeministri i Gjeorgjisë përjashton bisedimet me opozitën ndërsa vazhdojnë protestat

Lapsi.al 2 December 2024
Kryeministri i Gjeorgjisë përjashton bisedimet me opozitën

Kryeministri i Gjeorgjisë tha të hënën se nuk do të hyjë ne negociata me opozitën, ndërsa mijëra vetë dolën sërish në rrugët e Tbilisit për të protestuar kundër vendimit për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkiimin Europian deri në vitin 2028. Dhjetra mijëra vetë, që mbanin në duar flamujt e Gjerogjisë dhe të Bashkimit Euopian, u mblodhën të hënën para parlamentint, në ditën e pestë të protestave.

Duke mos dhënë asnjë shenjë lëshimi, kryeministri Irakli Kobakhidze mbajti të hënën një linjë të ashpër ndaj demonstruesve, duke u thënë gazetarëve se nuk do ketë negociata. Ai pretendoi se protestuesit po financoheshin nga jashtë dhe u zotua se nuk do ketë revolucion në Gjeorgji. Ai po ashtu kritikoi vendet perëndimore se dështuan të dënonin dhunën e organizuar nga protetuesit ndërsa kanë kritikuar përdorimin e tepruar të forcës nga autoritetet policore.

Në Kushtetutën e Gjeorgjisë parashikohet kërkesa për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe anketimet e opinionit publik tregojnë se 80 për qind e qytetarëve e mbështesin integrimin në bllokun evropian. Kryeministri Kobakhidze është shprehur se anëtarësimi deri në vitin 2030 është ende përparësi e tij kryesore, një pretendim që nuk pranohet nga protestuesit e zemëruar nga vendimi zyrtar për pezullim të bisedimeve. Protestuesit po mbështeten nga Presidentja pro perëndimore, Salome Zurabishvili.

Ajo u kërkoi ndihmë shteteve europiane, për t’u përballuar me atë që ajo e cilësoi si përpjekje të Rusisë për të vënë nën kontroll vendin e saj.

“Duam që të na rikthehet fati ynë europian. Kjo është revolta e një kombi të tërë”, tha Presidentja Zourabichvili, e cila ka marrë vetë pjesë në protesta.

Presidentja Zourabichvili, e cila ka rol kryesisht ceremonial, tha se Rusia, në luftë me Ukrainën, po ndjek një "strategji hibride" kundër Gjeorgjisë dhe vendeve të tjera si Moldavia dhe Rumania, kjo e fundit anëtare e NATO-s dhe BE-së. Kritikët thonë se vendimi konfirmoi largimin nga politika pro-Perëndimore dhe kthimin drejt orbitës së Moskës, diçka që partia në pushtet e mohon.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi që Rusia të ketë ndërhyrë në situatën në Gjeorgji. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë ngritur alarmin për atë që e cilësojnë si goditje të demokracisë në Gjeorgji. Opozita po bojkoton parlamentin e ri dhe Presidentja Zurabishvili i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të anulojë rezultatin e zgjedhjeve, duke e shpallur parlamentin dhe qeverinë e re të paligjshme.

Dhjetra vetë janë plagosur në protestat që kanë shpërthyer që prej të enjtes, mes tyre, protestues, policë, gazetarë, sipas të dhënave të zyrtarëve dhe të aktivistëve, edhe pse numri i saktë mbetet i paqartë. Demonstruesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe lëndë të tjera plasëse, ndërsa policia është parë duke sulmuar dhe rrahur protestuesit. Autoritetet kanë përdorur gjithashtu ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër demostruesve.

Udhëheqësi i partisë opozitare “Lëvizja Kombëtare e Bashkuar”, Levan Khabeishvili, u tha gazetarëve se ai ishte sulmuar nga 15 policë të maskuar që ishin përpjekur ta arrestonin, por ai kishte shpëtuar me ndihmën e protestuesve. Ministria e Brendshme e Gjerogjisë tha se gjatë protestës së të dielës ishin lënduar 21 policë, ndërsa që prej shpërthimit të protestave janë arrestuar 224 persona./VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI