Flash

Gjykata Ndërkombëtare Penale: SHBA dhe Rusia po ndërhyjnë në hetimet tona

Lapsi.al 2 December 2024
Gjykata Ndërkombëtare Penale: SHBA dhe Rusia po ndërhyjnë

Presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Tomoko Akane, dënoi ashpër Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë për ndërhyrjet e tyre në hetimet e gjykatës, duke i cilësuar sulmet ndaj saj si të tmerrshme.

“Gjykata po përballet me kërcënime për sanksione të ashpra ekonomike nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, sikur të ishte një organizatë terroriste,” deklaroi Akane në hapjen e takimit vjetor të GJNP-së.

Gjithashtu ajo iu referua senatorit amerikan Lindsey Graham, i cili e quajti gjykatën një shaka të rrezikshme dhe bëri thirrje për sanksione ndaj prokurorit të saj. Graham paralajmëroi se SHBA do të vendosë sanksione ndaj çdo aleati që mbështet GJNP-në, përfshirë Kanada-n, Britaninë, Gjermaninë dhe Francën.

Graham reagoi ndaj vendimit të gjykatës për të lëshuar urdhër-arreste ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrit të tij të mbrojtjes dhe kreut ushtarak të Hamasit, për krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Gaza. Ky është rasti i parë kur gjykata ngre akuza kundër një lideri në detyrë të një aleati kryesor perëndimor.

GJNP përballet me sfida në zbatimin e urdhër-arresteve

Kërcënimet e Graham nuk janë të pabaza. Gjatë administratës së tij, Donald Trump sanksionoi ish-prokuroren e GJNP-së, Fatou Bensouda, duke i ndaluar udhëtimin dhe ngrirë pasuritë për hetimet që lidhnin SHBA-në me krimet në Afganistan. Akane gjithashtu kritikoi Rusinë për lëshimin e urdhër-arresteve ndaj zyrtarëve të GJNP-së, si përgjigje ndaj hetimit për Presidentin Vladimir Putin.

Asambleja e Shteteve Palë, që përfaqëson 124 vendet anëtare të GJNP-së, po zhvillon konferencën e saj për të zgjedhur anëtarë të rinj dhe për të miratuar buxhetin vjetor. GJNP u krijua në vitin 2002 për të ndjekur penalisht individët përgjegjës për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, kur shtetet e tyre nuk janë në gjendje ose nuk duan të veprojnë. Gjykata nuk ka forcë policore dhe mbështetet tek shtetet anëtare për zbatimin e urdhër-arresteve.

Vendimi për lëshimin e urdhër-arresteve për Netanyahun dhe ish-ministrin izraelit Yoav Gallant është kritikuar nga shumë, ndërsa mbështetësit e gjykatës kanë qenë të rezervuar. Kjo bie në kontrast me mbështetjen për urdhër-arrestin e Putinit për krimet e luftës në Ukrainë.

Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi vendimin për Netanyahun, duke e quajtur atë të papranueshëm dhe premtoi mbështetje për Izraelin. Në të kundërt, ai e kishte quajtur urdhër-arrestin për Putinin të justifikuar një vit më parë. SHBA-ja nuk është anëtare e GJNP-së./AP

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI