Flash

Arrestohen 6 shqiptarë që drejtonin laboratorin e kokainës në Belgjikë

Lapsi.al 2 December 2024
Arrestohen 6 shqiptarë që drejtonin laboratorin e kokainës

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga policia belge pasi dyshohet se merreshin me trafikim të lëndëve narkotike përmes portit Antwerpen e duke e shpërndarë më pas në gjithë Evropën.

Hetimi nisi në vitin 2023, kur policia mori informacione për një grup shqiptarësh që dyshohet se importonin kokainë nga një ndërtesë në Somersstraat në Antwerp nëpërmjet portit të Antwerpen.

Gjatë hetimit të gjerë nga Policia Gjyqësore Federale (FGP) Antwerp, dolën elemente se në godinën në fjalë ishte aktive një laborator, ku edhe shtypej dhe paketohej sërish kokaina. Nga atje, kokaina do të tregtohej më tej në të gjithë Evropën.

“Me udhëzimin e gjyqtarit hetues, janë kryer 5 kontrolle në Antwerp, Berchem dhe Borgerhout. Gjatë kontrollit në Somersstraat, pranë Stacionit Qendror, u gjetën kimikate, një presë, logo dhe material paketimi. Gjashtë persona të moshave 22 deri në 57 vjeç u sollën para gjykatësit hetues pas marrjes në pyetje. Të gjashtë u arrestuan dhe u dërguan në burg”, tha Zëdhënësi i prokurorisë publike të Antwerpen, Kristof Aerts, raportojnë mediet belge.

Të dyshuarit do të dalin para gjykatës të martën. Ndërkohë vijon hetimi gjyqësor në lidhje me këtë çështje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI