Flash

Sean Penn konfirmon romancën me modelen

Lapsi.al 1 December 2024
Sean Penn konfirmon romancën me modelen

Sean Penn dhe e dashura e tij modele Valeria Nicov bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 21-të Ndërkombëtar të Filmit në Marakech në Marok të shtunën.

Penn u nderua në festivalin e filmit për karrierën e tij të suksesshme si aktor dhe regjisor.

Fituesi i Oskarit dhe e dashura e tij shumë më e re kanë qenë të lidhur që nga fillimi i shtatorit, kur u panë  teksa shëtisnin në Madrid.

Më pas ata u panë duke u puthur në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit në fillim të tetorit.

Çifti fluturoi në Paris më vonë atë muaj dhe u panë të përqafuar teksa ecnin rrugëve, sipas fotove të marra nga Daily Mail.

Marrëdhënia e tyre vjen dy vjet pas divorcit të Penn nga aktorja australiane Leila George, 32 vjeç.

Ata u ndanë pas një viti martesë dhe rreth pesë vite së bashku.

“Ne ishim të martuar teknikisht për një vit, por për pesë vjet, unë isha një djalë shumë i neglizhuar,” pranoi aktori në Hollywood Authentic në prill 2022.

“[Unë] e lejova veten të mendoj se përfshirja ime në shumë gjëra ishte kaq i rëndësishëm dhe kjo përfshinte vendin tim në të qenit plotësisht në depresion dhe të shtyrë drejt alkoolit  në orën 11 të mëngjesit, duke parë lajmet dhe thjesht duke u dëshpëruar.”

Penn ishte gjithashtu i martuar më parë me Madonën nga 1985 deri në 1989 dhe me Robin Wright nga 1996 deri në 2010. Ai dhe Wright, 58 vjeç, kanë dy fëmijë: vajzën Dylan, 33 dhe djalin Hopper, 31 vjeç.

Kohët e fundit ai mohoi pretendimet se kishte goditur Madonën, me shkop bejsbolli në vitin 1987. Këngëtarja e "Vogue" gjithashtu mbylli thashethemet në 2015, duke i quajtur ato "plotësisht keqdashëse të pamatura dhe të rreme".

Sean ka qenë në një romancë gjithashtu me Olga Korotyayeva dhe aktoren Charlize Theron.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI