Flash

Ndërpritet festa në shtëpinë e Schwarzenegger, alarm për bombë

Lapsi.al 1 December 2024
Ndërpritet festa në shtëpinë e  Schwarzenegger, alarm

Së fundmi Arnold Schwarzenegger është përballur me një incident ditën  e Falënderimeve.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit zbarkoi në shtëpinë e aktorit pasi morën një telefonatë  se një bombë ishte vendosur në kutinë postare të Schwarzenegger në shtëpinë e tij.

Megjithatë, doli të ishte një alarm i rremë. Një burim tregoi për mediat se policia ka pasur një bisedë me personelin e sigurisë së Arnold dhe pretendoi se do të ishte vështirë për këdo që të vendoste një bombë pranë shtëpisë së tij duke qenë se në banesë ka siguri 24 orë.

Kur policia mbërriti në shtëpinë e Schwarzenegger-it, aktori nuk ishte i pranishëm  pasi ishte në palestër dhe pritej të bashkohej me familjen më vonë për darkën e festës. Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Të këshilluara

Sean Penn konfirmon romancën me modelen

Sean Penn dhe e dashura e tij modele Valeria Nicov bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 21-të Ndërkombëtar të Filmit në Marakech në Marok të s...

10:47

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI