Flash

Sulmi në Zubin Potok, deputeti gjerman: Serbia do ketë pasoja nëse është e përfshirë

Lapsi.al 30 November 2024
Sulmi në Zubin Potok, deputeti gjerman: Serbia do ketë pasoja

Michael Roth, kryetari i komitetit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, ka dënuar ashpër sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e cilësuar atë një akt terrorist. Përmes një mesazhi në platformën 'X', Roth theksoi se metoda e përdorur në sulm ishte tipike për terrorizmin në stilin rus.

“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Europës. Sulmet duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia është pas këtij sulmi, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë,” deklaroi ai.

Sulmi ndaj kanalit, i cili furnizon dy centrale energjetike me qymyr në Kosovë, ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë energjetike dhe të furnizimit me ujë në vend.

Të këshilluara

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë

Edhe Bulqiza është zbardhur nga dëbora këtë të shtunë. Reshjet e dendura të dëborës të shoqëruara me erë të fortë kanë nisur pasditen e sotme. Policia ...

15:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI