Flash

Rama: Nëse i jep telefonin fëmijës, i ke dhënë një rrugaç për shok

Lapsi.al 30 November 2024
Rama: Nëse i jep telefonin fëmijës, i ke dhënë një

Kryeministri i vendit, Edi Rama vijon takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve sociale si Tik Tok.

Ditën e sotme, së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë ndodhet në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.

Duke iu drejtuar prindërve, kreu i qeverisë tha se në momentin që i japin fëmijës një telefon, i kanë dhënë “një rrugaç” për shok.

Rama: Kur i japin një telefon i kanë dhënë një rrugaç për shok, mund ta kem të ekzagjeruar, por këto rrjetet sociale i përdor për shkak të detyrës si gjithë të tjerët se nuk e shmang dot, por kështu e shoh në dorën e fëmijëve dhe adoleshentëve, shkoni bëni një xhiro me atë krye rrugaçin e lagjes. Tik Tok është në Kinë është edhe në botën perëndimore, nuk është ky që ka bota perëndimore sepse kodet që ka secili, por platforma nuk e ushqen atë kodin me këto që ushqen adoleshentin në Perëndim. Patjetër që përdoret për propagandën e shtetit.

Më tej, Rama tha se shoqëria jeton në një tension artificial për shkak të realitetit të deformuar.

Rama: Dallimi shumë i madh midis shqetësimeve serioze që shprehën ata që ishin në atë takim nëna, baballarë por edhe njerëz që duke qenë pjesë e këshillave të prindërve kishin një lloj horizonti më të gjerë sa i përket komunitetit të prindërve në tërësi dhe këndvështrimeve.

Furtunë e përditshme lajmesh pjesa më e madhe e të cilave janë gjysmë të vërteta, një lum i madh njerëzish që flasin, që debatojnë, por që nuk debatojnë por zihen, komunikim në mexhelis përmes ekraneve që është shqetësues që kulmon aty ku normalisht duhet të kishte si minimum një etikë komunikimi salla e parlamentit në gjithë këtë atmosferë të mbingarkuar që është pasqyrë e deformuar e realitetit.

Fakti që problemet reale nuk diskutohen dhe nga problemet merren spunto për të hedhur në mexhelis sa më shumë material në favorin tënd dhe kundër tjetrit bën që shoqëria të jetojnë një lloj tensioni artificial por është tension dhe prodhon vështirësi në të gjithë marrëdhënien. Në këtë hyjnë fëmijët që jetojnë në dy botë paralele. Nëse janë më pak të afektuar nga bota paralele e mediave, por tensionin e marrin përmes të rriturve, të afektuar përmes klasës, shtëpisë, Tik Tok apo Snap Chat.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut në veri të Kosovës. Sipas asaj që bën me dije pol...

21:16

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorolo...

19:15

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI