Flash

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq një izraelit dhe 38 shqiptarë

Lapsi.al 30 November 2024
Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq një izraelit dhe 38

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një shtetas nga Izraeli dhe 38 shqiptarë të cilët krijuan një skemë mashtrimi me call center. Dëmi i shkaktuar nga ky mashtrim kap vlerën e 2 milion eurove.

Drejtuesi i skemës ishte shtetasi izraelit, Rafael Genish dhe pjesë e saj ishin edhe 38 shqiptarë të cilët kryenin mashtrimet në grup. Paratë e fituara pastroheshin përmes transfertave fiktive në banka të vendeve me risk të lartë për pastrim parash, si Lituania, India dhe Malta.

Prokuroria ka sekuestruar skedarë me dokumenta në formatin excel të cilat përmbajnë lista emërore, kontakte (email, nr telefoni) të shtetasve të huaj që përdorenin për t'i telefonuar dhe joshur për investime fiktive.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI