Flash

Lautaro i përjashtuar nga “The Best FIFA”, Marotta: “Meriton më shumë respekt”

Lapsi.al 30 November 2024
Lautaro i përjashtuar nga “The Best FIFA”, Marotta:

FIFA ka shpallur kandidatët për çmimet The Best FIFA Football Awards 2024, si për futbollin e femrave ashtu edhe të meshkujve, dhe me shumë surprizë, emri i Lautaro Martinez, kapiteni i Interit fitues i Serie A dhe golashënuesi më i mirë i Argjentinës fituese e Copa America, nuk gjendet në listë.

Pas publikimit të listës së kandidatëve, Beppe Marotta, presidenti i Interit, në një deklaratë për agjencinë ANSA tha: “Është e habitshme dhe zhgënjyese që Lautaro Martinez nuk është marrë parasysh ndër kandidatët për ‘The Best Men’s Player’ të FIFA-s pas një sezoni të jashtëzakonshëm.”

Marotta: “Meriton më shumë respekt dhe vlerësim të madh”

Numri një i klubit zikaltër vazhdoi me lavdërimin për numrin 10 të Interit: “Performancat e tij të jashtëzakonshme kontribuan në arritjen e një suksesi historik për Interin dhe në fitoren e Kupës së Amerikës për kombëtaren argjentinase. Në të dyja kompeticionet, ai ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë i turneut. Lautaro meriton më shumë respekt dhe një vlerësim më të madh.”

Lexo më tej: Lautaro në histori, bëhet shënuesi më i mirë i huaj i Inter: thumbon Topin e Artë”

Marotta përfundoi mendimin e tij mbi mungesën e kapitenit të Interit midis kandidatëve për këtë çmim: “Kjo përjashtim duket se injoron jo vetëm statistikat dhe sukseset, por edhe ndikimin që ai pati në ndeshjet vendimtare. Kjo është një shenjë negative; duhet të shpërblehen lojtarët që dallohen në mënyrë kaq të rëndësishme. Shpresojmë që në të ardhmen t’u jepet njohja e duhur atyre, si Lautaro, që vazhdojnë të shkëlqejnë në fushë”.

The Best Men’s Player FIFA 2024: Kandidatët

• Dani Carvajal (Spanjë), Real Madrid

• Erling Haaland (Norvegji), Manchester City

• Federico Valverde (Uruguai), Real Madrid

• Florian Wirtz (Gjermani), Bayer Leverkusen

• Jude Bellingham (Angli), Real Madrid

• Kylian Mbappé (Francë), Paris Saint Germain/Real Madrid

• Lamine Yamal (Spanjë), Barcelona

• Lionel Messi (Argjentinë), Inter Miami

• Rodri (Spanjë), Manchester City

• Toni Kroos (Gjermani), Real Madrid (i tërhequr)

• Vinícius Junior (Brazil), Real Madrid

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI