Flash

Aksident në aksin Morinë-Kukës, mjeti del nga rruga

Lapsi.al 30 November 2024
Aksident në aksin Morinë-Kukës, mjeti del nga rruga

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në segmentin Morinë-Kukës. Aksidenti është shënuar rreth orës 20:20 minuta në vendin e quajtur “Ish-Uzina e Bakrit” afër urës mbi lumin “Luma”.

Sipas burimeve policore bëhet fjalë për një automjet pa targa ngjyrë blu që ka dalë nga rruga për shkak të motit të keq dhe në momentin e përplasjes janë hapur dy airbegët e mjetit. Po ashtu janë çarë dy gomat e para dhe ka dëme materiale para automjetit.

Deri më tani nuk dihet a ka të plagosur. Policia rrugore po pret grupin hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit si dhe për të bërë të mundur edhe identifikimin e drejtuesit të saj.

Të këshilluara

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë

Edhe Bulqiza është zbardhur nga dëbora këtë të shtunë. Reshjet e dendura të dëborës të shoqëruara me erë të fortë kanë nisur pasditen e sotme. Policia ...

15:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI