Flash

E rilindur nga "hiri" i saj, Notre-Dame de Paris hap dyert pas 5 vitesh

Lapsi.al 29 November 2024
E rilindur nga "hiri" i saj, Notre-Dame de Paris hap dyert pas 5

5 vjet pas natës së makthit që përfshiu në flakë një nga monumentet më ikonike të Evropës, Notre Dame po rihap dyert e saj për publikun. Katedralja gotike ka rilindur nga hiri i saj falë një projekti restaurues prej 700 milionë eurosh. Vetëm disa ditë përpara se Notre Dame të rihapë dyert e saj për vizitorët më 7 dhjetor, presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi godinën për të inspektuar ecurinë e punës.

"Kisha është më e bukur se më parë,”- tha Emmanuel Macron për mediat franceze.

Djegia e monumentit të trashëgimisë franceze ndodhi mbrëmjen e 15 prillit 2019, kur çatia e katedrales u përfshi nga flakët. Së shpejti, zjarri kishte përfshirë majën dhe gati sa nuk rrëzoi kambanoret kryesore. Në të gjithë botën, njerëzit panë të tmerruar teksa digjej ndërtesa mesjetare. Çatia u shemb por kambanoret dhe fasada u shpëtuan.

Edhe sot, 5 vjet më vonë, nuk dihet se çfarë e shkaktoi saktësisht zjarrin.

Autoritetet franceze vlerësuan se shkak për zjarrin mund të ketë qenë një defekt elektrik ose një cigare e ndezur.

Kur mund ta vizitoni?

Katedralja vlerësohet të mirëpresë 14 deri në 15 milionë vizitorë çdo vit. Ka një debat të madh në Francë nëse vizitorët duhet të fillojnë të paguajnë për të hyrë. Kjo pasi deri tani hyrja është falas. Kisha, megjithatë, është kundër vendosjes së pagesës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI