Flash

“Do dëgjojmë p*rdhët e këtyre, muhabet kot…”, Nard Ndoka braktis emisionin (VIDEO)

Lapsi.al 28 November 2024
“Do dëgjojmë p*rdhët e këtyre, muhabet

Një debat i ashpër në studion e News24, ku po diskutohej situata politike në vend dhe si do të ndikojë lirimi i Sali Berishës nga masa e arrestit shtëpiak, detyroi kreu e PDK-së, Nard Ndoka të largohej nga emisioni.

Debati u zhvillua mes Ndokës dhe gazetarit Anri Bala, ndërsa kreu i PDK-së tha se “Edi Rama s’dëshiron kushte të barabarta, ai dëshiron bandat”. “Edi Rama do grupet kriminale në krah, liderin e opozitës në burg”, tha Ndoka.

Bala në reagimin e tij tha se Edi Rama kërkon që lideri i opozitës të ishte jashtë, ndërsa u shpreh se PD për të arritur qeverinë teknike kërkon aleancë te Kryeministri.

Ndoka në ndërhyrjen e tij tha me ironi se edhe Ilir Metën, Edi Rama e do jashtë, edhe pse e mori zvarrë në rrugë.

“Po na e shet Edi Ramën sikur të jetë Zoti. Kush ia la atij qeverisjen, Kristaqi”, tha Ndoka, duke shtuar “ky është debat folklorik”.

“Po si qenka debat folklorik ky, ai ka mandatet në Parlament”, tha Bala.

“Ky është debat kot, çfarë të flasim me këto, më mirë ta mbyllim emisionin”, tha Ndoka, duke u larguar nga studion e News24. Në largim e sipër, kreu i PDK-së tha se “nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë pordhët e këtyre, muhabete kot”. VIDEO KETU

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI