Flash

Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Lapsi.al 27 November 2024
Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, pak para mesnatës, ishte sulmuar stacioni policor në Zveçan, pasi drejt oborrit të stacionit ishin hedhur dy granata dara nga persona të panjohur.

Sipas Policisë, sulmi ka shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk ka lënë asnjë të lënduar. “Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të mërkurën.

Dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi në fshatin Izvor të Zveçanit, në veriun e banuar me shumicë serbe, po ndërtohej një nënstacion i ri policor.

Gjatë aktivitetit për vendosjen e gurthemelit, Kurti kishte thënë se një javë më parë ishte vendosur edhe një gurthemel për stacionin e policisë mbi urën e lumit Bistrica, e cila ndodhet në rrugën kryesore që çon në kalimin kufitar të Jarinjës. Në këtë pikë ndodhen pjesëtarë të njësive speciale dhe të rregullta të Policia e Kosovës.

Përfaqësuesit e komunitetit serb kundërshtojnë ndërtimin e stacioneve policore ose bazave policore, me arsyetimin se ata janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga ana e Policisë.

Gjithashtu, sektori civil serb ka kërkuar kohët e fundit nga komuniteti ndërkombëtar që t’u kushtojë vëmendje ankesave të qytetarëve për sjelljen e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si “joprofesionale” dhe “të politizuar”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka vlerësuar ndërtimin e stacioneve të reja si “një mjet shtesë për shtypjen dhe dëbimin e popullatës serbe”.

Ai po ashtu ka deklaruar se autoritetet e Kosovës “kanë ndryshuar në mënyrë të dhunshme strukturën etnike të policisë” në veri të Kosovës, dhe ka potencuar se Marrëveshja e Brukselit parashikon që në këtë pjesë të dislokohen policë nga radhët e komunitetit serb.

Në fillim të nëntorit 2022, mbi 500 policë nga radhët e komunitetit serb në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen si pjesë e një aksioni kolektiv për t’u larguar nga institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave nga ato të lëshuara nga Serbia, në ato të Kosovës.

Që nga ajo kohë, në veri të Kosovës janë ndodhur kriza të shumta, që kulmuan me një sulm të armatosur të një grupi të serbëve ndaj Policisë së Kosovës në shtator 2023, kur u vra një polic i Kosovës.

Ndërkohë, në veri janë dërguar kryesisht policë nga komuniteti shqiptar, si dhe pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës./ REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI