Flash

Kërcënoi se do të vriste Donald Trump, arrestohet një person në Kaliforni

Lapsi.al 27 November 2024
Kërcënoi se do të vriste Donald Trump, arrestohet një person

Një burrë nga Arizona u arrestua të hënën pasi dyshohet se kërcënoi se do të vriste presidentin e zgjedhur Donald Trump në një seri videosh në Facebook, duke përfshirë një në të cilën ai duket se mban një pushkë të stilit AR-15, sipas dokumenteve të gjykatës.

Manuel Tamayo-Torres përballet me një akuzë të rëndë për kërcënimin e presidentit të zgjedhur pasi ai bëri disa kërcënime kundër Trump dhe familjes së tij. Dokumentet e gjykatës nuk e identifikonin drejtpërdrejt Trumpin, duke iu referuar vetëm si "Individi 1". Por dokumentet e gjykatës identifikojnë "Individin 1" si një figurë publike, ish-president dhe presidentin aktual të zgjedhur.

Të enjten e kaluar, sipas dokumenteve të gjykatës, Tamayo-Torres tha në një video të postuar në Facebook, “[Individi 1] ju do të vdisni, [Individi 1], djali juaj do të vdesë. E gjithë familja juaj do të vdesë, [Individi 1]. Ky është realiteti tani për ju. Ky është i vetmi realitet që keni në të ardhmen tuaj, [Individi 1], duke vdekur.”

Në një video tjetër të postuar në fillim të këtij muaji, Tamayo-Torres kërcënoi se do të qëllonte Trumpin dhe mbante një pushkë e bardhë e stilit AR 15 me një karikator me 30 fishekë. Gjithashtu Tamayo-Torres postoi një video më 23 gusht nga Desert Diamond Arena në Glendale, Arizona, ku Trump mbajti një tubim pasdite.

Gjatë tubimit, Trump tha se do të krijojë një komision të pavarur për të hetuar tentativat për vrasje, ndërsa përmendi tentativën për ta vrarë atë në një tubim të 13 korrikut në Butler, Pensilvani. Tamayo-Torres akuzohet gjithashtu për disa akuza për bërjen e deklaratave të rreme në formularët federalë gjatë përpjekjes për të blerë një armë vitin e kaluar në Phoenix, Arizona, sipas dokumenteve. Megjithatë nga të dhënat e gjykatës është e paqartë nëse Tamayo-Torres ka një avokat.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI