Flash

Kërcënohen me bombë disa nga të emëruarit e kabinetit të Donald Trump

Lapsi.al 27 November 2024
Kërcënohen me bombë disa nga të emëruarit e kabinetit

Disa nga të emëruarit e kabinetit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump u vunë në shënjestër të "kërcënimeve të dhunshme", mes të tjerash edhe kërcënime me bombë, tha të mërkurën një zëdhënëse e presidentit të ardhshëm amerikan.

Kërcënimet u bënë mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e së mërkurës. Organet e zbatimit të ligjit vepruan me shpejtësi për të garantuar sigurinë e individëve të vënë në shënjestër, tha përmes një deklarate zëdhënësja Karoline Leavitt.

Ajo nuk dha detaje se kush ishte kërcënuar dhe nuk foli mbi natyrën e kërcënimeve në fjalë. Deri në publikimin e lajmit, Byroja Federale e Hetimeve dhe Departamenti i Drejtësisë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Zëdhënësja Leavitt tha se ndër kërcënimet në fjalë ishin edhe njoftimet e rreme tek organet e rendit për një krim në një adresë të caktuar, me qëllim nxitjen e një reagimi të ashpër dhe të armatosur të organeve të rendit ndaj shtëpisë së një individi të caktuar. /VOA

Të këshilluara

Kapet në doganë një Ferrari me plumba

Në vendkalimin kufitar Bozaj (Hani i Hotit) nga policia malazeze është arrestuar shtetasi i Maqedonisë së Veriut, Z. N. Në pikën kufitare Bozaj, nga ana e pu...

18:46

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI