Flash

Analiza: Ekonomia gjermane në prag të recesionit

Lapsi.al 27 November 2024
Analiza: Ekonomia gjermane në prag të recesionit

Pas një përmirësimi afatshkurtër në tetor të këtij viti, parashikimi i drejtuesve kryesorë të kompanive gjermane u përkeqësua sërish në nëntor. Indeksi ibiznesitifo ra në nëntor në krahasim me një muaj më parë - nga 86.5 pikë në 85.7. Këtë e ka bërë të ditur Instituti ifo nga Mynihu pas një sondazhi të kryer me rreth 9000 drejtues të kompanive gjermane.

Pas katër rënieve të njëpasnjëshme (nga qershori në shtator), indeksi ifo është rritur në tetor. Por tani prapë ka rënë dhe drejtuesit e kompanive me skepticizëm e shohin perspektivën e bizneseve të tyre, pra perspektivat e biznesit në muajt e ardhshëm. "Ekonomisë gjermane i mungon forca”, kështu i përmblodhi presidenti i ifo-s, Clemens Fuest, rezultatet e sondazhit aktual. Disponimi në sektorin e shërbimeve u përkeqësua ndjeshëm, po ashtu edhe në kompanitë e industrisë. Arsyeja është rënia e numrit të porosive.

Vazhdimi i krizës

Një seri e tërë sinjalesh ekonomike çojnë në konstatimin se akoma nuk ka rrugëdalje të qartë nga kriza në Gjermani. Të dhënat e fundit për zhvillimin ekonomik (nga java e kaluar) zbuluan se ekonomia gjermane u rrit me vetëm 0.1% në tremujorin e verës 2024. Por në tremujorin e dytë dhe të parë ekonomia ka rënë me 0.3% dhe 0.2 për qind. Ekspertët flasin për një recesion teknik pas dy tremujorësh negativë radhazi. Një tjetër indeks i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, ka rënë ndërkohë në nivelin më të ulët në nëntë muajt e fundit - i ashtuquajturi "Indeksi i blerjes".

Kriza edhe në industrinë e ndërtimit

Shqetësim mbretëron edhe në sektorin e ndërtimit, sidomos pas të dhënave të sapo publikuara për punimet e porositura në periudhën në vijim. Pas një rritje të numrit të vendeve të punës në gusht, kërkesa për shërbime të ndërtuesve ra sërish ndjeshëm në shtator. Krahasuar me një muaj më parë, vëllimi i marrëveshjeve të dakorduara ra me 12.4%, njoftoi Zyra Federale e Statistikave. Kur merren parasysh tre tremujorët e parë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërtimtaria në Gjermani regjistroi një minus prej 2 për qind.

Në raportin e saj mujor, banka qendrore gjermane (Bundesbank) supozon se ndërtimtaria mund të jetë një nga sektorët që do të vazhdojë të pengojë zhvillimin e ekonomisë, pra PBB-së.

"Kostot ende të larta të financimit, pasiguria e theksuar ekonomike dhe politike vazhdojnë të kenë ndikim negativ në investimet, e rrjedhimisht në kërkesën për shërbime ndërtimi”.

Pritet që pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ekonomia gjermane të përballet me sfida edhe më të mëdha. Trump gjatë fushatës zgjedhore ka bërë të ditur se planifikon të vendosë tarifa ndëshkuese për importet nga Evropa. Pikërisht Gjermania, si kampione evropiane e eksporteve, është ajo që mund të vuajë veçanërisht për shkak të një politike të tillë të izolimit ekonomik.

Parashikimet pesimiste

Kjo është edhe arsyeja pse pesimizmi i ekonomistëve gjermanë nuk është befasues. Nuk është ndonjë çudi që ekonomistët hezitojnë nga fitorja e Donald Trump, sepse ai do të insistojë në mbrojtjen e ekonomisë amerikane dhe kërcënon me dogana ndëshkuese për importet. E një kërcënim serioz është edhe kriza qeveritare në Gjermani, sepse qeveria aktuale nuk ka mbështetje në Bundestag. Së shpejti në Gjermnai priten zgjedhjet e parakohshme./ DW

Të këshilluara

"Notre Damme" rihapet më 7 dhjetor

Katedralja Notre Dame në Paris, e dëmtuar rëndë nga një zjarr shkatërrues më 15 prill 2019, do të rihapë dyert e saj më 7 dhjetor pas një riparimi pesë-vjeçar. ...

08:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI