Flash

Stjuarti intimidon tifozin 5 vjeçar të heqë fanellën e Espanyol: ishte i rrezikshëm

Lapsi.al 26 November 2024
Stjuarti intimidon tifozin 5 vjeçar të heqë fanellën e

Një fëmijë pesëvjeçar, tifoz i Espanyol dhe i shoqëruar nga babai i tij, u detyrua të hiqte bluzën e ekipit të zemrës përpara se të hynte në sektorin e tifozëve të miqve në stadiumin e Gironas. Një nga agjentët e sigurisë vendosi ta ndalonte si fëmijën, ashtu edhe prindin e tij, duke kërkuar falje për këtë veprim, por theksoi se kishte marrë urdhra të qarta për shkak të rëndësisë së ndeshjes në komunitetin katalanas dhe frikës për rendin publik. Në thelb, ai e konsideroi që lejimi i hyrjes së tyre me atë veshje mund të përbënte një problem.

Sikleti i stjuartit: i duhej të zbatonte urdhrat

Ajo që ndodhi pak para fillimit të ndeshjes së La Liga shkaktoi bujë në Spanjë. Një video e regjistruar nga babai i fëmijës me telefonin e tij nxiti indinjatën për këtë situatë tejet të sikletshme, ku roja u detyrua të luante rolin e “të keqit, të palëkundurit dhe të papajtueshmit”, duke shkaktuar një trishtim të madh te ai vogëlush që nuk arrinte të kuptonte pse duhej të hiqte bluzën dhe çfarë kishte bërë gabim.

Në pamjet e videos dëgjohet zëri i babait, i zhgënjyer, që rrëfen ato momente me sarkazëm të hidhur: “Fëmija duhej të hiqte bluzën e Espanyol sepse thonë se nuk mund të hyjë me të. Një fëmijë pesëvjeçar… Tepër i rrezikshëm, të gjithë mund të vdesin sepse fëmija mban bluzën e Espanyol”. Stjuarti, për t’u justifikuar, përpiqet të shpjegojë se vendimi nuk kishte asgjë personale, por ishte thjesht një zbatim i drejtpërdrejtë i udhëzimeve të dhëna për kontrollin në hyrje të stadiumit.

“Jam shumë i penduar. Zotëri, ju kërkoj falje… por duhet ta hiqni atë bluzë,” thotë ai, ndërsa në sfond duket vogëlushi që heq bluzën dhe qëndron me veshje neutrale.

@elespanolcom ‼️ Un aficionado del Espanyol denuncia que la seguridad del Girona no deja entrar a su hijo con la camiseta de su equipo "Con la camiseta del Espanyol no podemos entrar, un niño de 5 años, terriblemente peligroso" 🎥 @Elooy9 #espanyol #rcdespanyol #girona #gerona #cataluña #españa #montilivi #tiktokfootballacademy #deportesentiktok #tiktokdeportes #footballtiktok ♬ sonido original - EL ESPAÑOL 🦁

Ndeshja ishte klasifikuar si “me rrezik të lartë”

Përvoja e keqe e vogëlushit tifoz nuk ishte e vetmja gjatë derbit Girona-Espanyol. Një tjetër tifoz ndau përvojën e tij personale në emisionin Jugones, të LaSexta, ku tregoi se kishte fshehur shallin e Espanyol, por kur rojet e zbuluan në hyrje, i sugjeruan që “do të ishte më mirë ta hidhte.”

Përse kjo ashpërsi? Sipas mediave spanjolle, për policinë lokale, ndeshja mes Gironas dhe Espanyol ishte klasifikuar si “me rrezik të lartë” nga Komisioni Shtetëror kundër Dhunës, Racizmit, Ksenofobisë dhe Intolerancës në Sport. Klubi mikpritës u mbrojt nga kritikat duke sqaruar se këto masa kufizuese ishin në përputhje me rregulloret e zbatuara nga policia për ngjarje të tilla.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI