Flash

Netanyahu, mbështetje për marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun

Lapsi.al 26 November 2024
Netanyahu, mbështetje për marrëveshjen e armëpushimit me

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se do t’i rekomandojë kabinetit të tij të luftës të miratojë propozimin për armëpushim me Hezbollahun, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se ishte i gatshëm të zbatojë marrëveshjen e armëpushimit me Libanin dhe se “do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të saj” nga ana e Hezbollahut.

Kryeministri Netanyahu tha se kabineti pritet të votojë vonë të martën. Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi të mërkurën. Detajet tjera të planit ende nuk janë bërë publike.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të bëjë një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë së shpejti për të shpallur armëpushimin.

Por krahas përparimit politik, përshkallëzimi ushtarak vazhdoi të martën. Aeroplanët izraelitë vazhduan të bombardojnë Bejrutin, përfshirë afër qendrës së kryeqytetit, dhe Libanin jugor, ndërkohë që ushtria izraelite njoftoi se trupat e saj kanë arritur deri tek Lumi i Litanit, një pikë kyçe e marrëveshjes së armëpushimit. Sipas autoriteteve libaneze, 31 persona humbën jetën në këto sulme. Izraeli lëshoi urdhra evakuimi në 20 vendbanme në periferitë e Bejrutit, paralajmërimi më i madh që nga intensifikimi i konfliktit në Liban.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Josep Borrell, i cili po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të shtatë shteteve më të zhvilluara në Itali, tha se komisioni që do të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit do të kryesohet nga Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që Franca do të jetë anëtare e tij me kërkesën e Libanit. Ai paralajmëroi se mungesa e një armëpushimi “do ta shkatërronte Libanin.”

“Nuk ka arsyetim për të mos arritur armëpushimin në Liban. Marrëveshja e propozuar dhe e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, u jep përgjigje të gjitha shqetësimeve të sigurisë së Izraelit... Nuk ka më arsyetime, nuk ka më kërkesa shtesë. Jepni fund luftimeve, ndaloni vrasjen e njerëzve dhe të fillojmë të mendojmë për paqen”, deklaroi ai.

Ministri i jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib u shpreh optimist se marrëveshja mund të arrihet të martën mbrëma.

Ndër çështjet për të cilën ende nuk ka pajtim është kërkesa e Izraelit që të rezervojë të drejtën për të vepruar nëse Hezbollahu shkel detyrimet që dalin nga marrëveshja.

Marrëveshja parashikon largimin e forcave izraelite nga Libani dhe detyron militantët e Hezbollahut të tërhiqen brenda 60 ditësh drejt veriut, përtej lumit të Litanit, që gjendet rreth 30 kilometra larg kufirit ndërmjet Libanit dhe Izraelit.

Sipas zyrtarëve, ushtria libaneze do të dislokojë 5 mijë ushtarë në pjesën jugore të Libanit, ndprsa Shtetet e Bashkuara pritet të ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga sulmet izraelite.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se palët janë afër marrëveshjes dhe presidenca franceze tha se bisedimet kanë shënuar përparim të rëndësishëm.

Ndërkohë një komision civil i krijuar për të hetuar sulmin e Hamasit më 7 tetor tha të martën se Kryeministri Netanyahu është përgjegjës për atë që e quajtën “dështimi më i madh i Izraelit dhe në historinë e këtij shtetit”.

Sipas kryetares së Komisionit Varda Alsheikh, qeveria e Izraelit, “dështoi në detyrën e saj kryesore” për të mbrojtur banorët e Izraelit./VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI