Flash

Kundër Arabisë Saudite si vend organizatorë i Kupës së Botës në 2034

Lapsi.al 26 November 2024
Kundër Arabisë Saudite si vend organizatorë i Kupës së

Më 11 dhjetor, kongresi i FIFA-s pritet të ratifikojë dhënien e të drejtës për të organizuar Kupën e Botës 2034 Arabisë Saudite, sepse pas tërheqjes së Australisë është e vetmja ofertë e paraqitur.

Megjithatë, me afrimin e ditëve të vendimit, reagimet shtohen. Më 11 nëntor, Amnesty International dhe Aleanca e Sportit dhe të Drejtave (SRA) në deklaratat e tyre zyrtare i kërkuan FIFA-s të ndalojë procesin e përzgjedhjes së Arabisë Saudite nëse nuk shpallen reforma të rëndësishme për të drejtat e njeriut astje. Diçka që duhet të ndodhë brenda javëve të ardhshme dhe veçanërisht para votimit muajin e ardhshëm.

Ditën e sotme stafetën e kanë marrë dy senatorë amerikanë të cilët përmes letrës së tyre, siç bën të ditur Associated Press, i bëjnë thirrje FIFA-s që të refuzojë kandidaturën e Arabisë Saudite për të njëjtën arsye.

Të gjithë kundër Arabisë Saudite si vend organizatorë i

Demokratët Ron Wyden nga Oregon dhe Dick Durbin nga Illinois në letrën e tyre drejtuar presidentit të Federatës Ndërkombëtare, Gianni Infantino, shprehen ndër të tjera: "Aprovimi i kandidaturës së Arabisë Saudite këtë dhjetor vë në rrezik punëtorët, atletët, turistët dhe anëtarët e shtypit dhe është në kundërshtim me politikat e FIFA-s për të drejtat e njeriut.

Mbretëria vazhdon të torturojë disidentët, të kryejë ekzekutime jashtëgjyqësore, të diskriminojë komunitetin LGBTQ+, të shtypë gratë dhe pakicat fetare, të shfrytëzojë dhe abuzojë me punëtorët e huaj dhe të kufizojë pothuajse të gjitha të drejtat civile dhe liritë civile”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI