Flash

Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit dërgohet në Burgun e Kavajës

Lapsi.al 26 November 2024
Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit dërgohet në

mituri i akuzuar si vrasësi i nxënësit 14-vjeçar është dërguar në Burgun e Kavajës. Ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg.

Transferimi për në Burgun e Kavajës u bë pas peripecive me mjekun e spitalit privat ku mjekohej autori i dyshuar, pasi edhe vetë kishte plagë me thikë në krah. Mjeku nuk pranonte t’i firmoste Drejtorisë së Burgjeve epikrizën e mjekimit të autorit të dyshuar, duke mos mundësuar në këtë mënyrën daljen e tij nga spitali.

Për këtë ngërç u vu në dijeni dhe prokurorja e çështjes, e cila tha se i mituri duhet të dërgohet në Burgun e Kavajës pasi plaga në krah nuk përbën rrezik për jetën dhe mund të mjekohet në infermierinë e burgut. Pas këtij momenti, autoritetet e Burgjeve arritën të merrnin epikrizën nga mjeku.

Autori i dyshuar akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese. Ai goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij 14-vjeçar në një sherr banal që ndodhi pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Të dy ishin nxënës të kësaj shkolle.

Të këshilluara

Vritet një tjetër shqiptar në Itali

Një tjetër shqiptar është vrarë në Itali, pas një sherri në mes të rrugës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në Marghera. Mediat italiane rapor...

11:34

Vodafone Albania Ndez Rrjetin me 5G

Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e frekuencave 3400-3800 MHz në ankandin e fundit të zhvilluar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike ...

11:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI