Flash

Protesta e PD-së/Këto janë 5 pikat që do të bllokohen nesër në Tiranë

Lapsi.al 25 November 2024
Protesta e PD-së/Këto janë 5 pikat që do të bllokohen

Partia Demokratike zhvillon pasditen e së martës protestën kombëtare të rradhës në Tiranë, ndërsa protestuesit do të akomodohen në 5 pika kyçe të kryeqytetit, në një përpjekje për të bllokuar qytetin.

Për organizimin e protestës janë krijuar 5 grupe pune që do të menazhojnë situatat në të gjitha pikat ku do të mblidhen protestuesit, ndërsa ka një miksim mes deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë. Pritet që protesta e së martës të jetë e ngjashme me atë që PD zhvilloi muajin e kaluar duke bllokuar 6 pika kyçe në të gjithë vendin, por këtë rradhë do të bllokohen ato që konsiderohen si pikat kyçe të Tiranës.

Mësohet se plani i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, është shpërndarja në 4 pikat kyçe të deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë, si dhe protestuesve e mbështetësve të saj.

Bashkia e Tiranës është një nga pikat ku do të mblidhen protestuesit e degëve 7, 9, 10 dhe 14 të PD-së Tiranë, ndërsa këtu do të jenë deputetët Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina zhupa. Gjithashtu te Bashkia do të jenë edhe anëtarët e Kryesisë Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Mucollari, Ylli Asllani dhe Ervin Minarolli.

Rrethrrotullimi i Zogut të Zi është një tjetër pikë ku do të përqëndrohen mbështetës të opozitës, ndërsa atje do të mblidhen anëtarët nga degët 11, Kamëz , Vorë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë dhe Kukës. Në këtë pikë do të jenë deputetët Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani, Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, si dhe anëtarët e Kryesisë Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysa dhe Bislim Ahmetaj

Ura te rruga e Elbasanit, pranë selinë së PD-së është një tjetër pika që do të bllokohet nga opozita, ndërsa këtu do të jenë anëtarët e degëve 1, 2, 3, 4, 8, të PD-së së Tiranës, si dhe demokratët nga Qarqet Dibër, Elbasan dhe Korçë. Këtu do të jenë të angazhuar deputetët Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula. Ndërsa si anëtarë Kryesie do të jenë të angazhuar Ivi Kaso, Edit Harxhi, Clirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj dhe Megi Balliu.

Një tjetër pikë ku do të ketë përqëndrim të protestuesve është Sheshi Willson. Këtu do të përqëndrohen anëtarët dhe simpatizantët e degëve 5 dhe 12 të PD-së në Tiranë, si dhe ata që do të vijnë nga qarqet Fier, Berat dhe Vlorë. Deputetët që do të jenë të angazhuar janë Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Ndërsa nga Kryesia do të jenë të angazhuar Enno Bozdo, Keltis Kruja, Genc Deromemaj dhe Indrit Hoxha

Pallati me Shigjeta është një tjetër pikë ku do të mblidhen mbështetësit e opozitës për të protestuar. Këtu do të mblidhen demokratët nga degët 6, 13, 15, 16 të PD-së së Tiranës, si dhe ato nga Qarqet Lezhë dhe Shkodër. Këtu do të jenë të angazhuar deputetët Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika dhe Greta Bardeli. Ndërsa nga Kryesia do të jenë të pranishëm Luciano Boci, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka dhe Klevis Balliu.

Protesta e së martës pritet të zgjasë 3 orë, të paktën referuar njoftimit që PD si organizatore ka bërë në Policinë e Shtetit lidhur me mbarëvajtjes së protestës. Drejtues të PD-së kanë deklaruar se do të bllokojnë kryeqytetin në kuadër të asaj që e konsiderojnë si aksioni i mosbindjes civile.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI