Flash

Përgjimet/ Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno dalin nga SPAK me dosje në duar

Lapsi.al 25 November 2024
Përgjimet/ Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno dalin nga SPAK me

Dy gazetarët që SPAK i ka vënë nën akuzë si pjesë e një dosjeje kriminale, Artan Hoxha dhe Elton Qyno kanë dalë nga godina e prokurorisë së posaçme me dosjen përkatëse. Hoxha dhe Qyno qëndruan për thuajse një orë para prokurorëve, për t'u njohur me masën e sigurisë "detyrim paraqitje" më pas janë larguar.

Ende nuk dihet se pse i ka përfshirë prokuroria dy gazetarët në një dosje të hetimit të bandave kriminale, por si Hoxha, ashtu edhe Qyno kanë qenë pjesë e hetimeve të prokurorisë në disa raste për nxjerrje të lajmeve ekskluzive, të zbardhjes së dosjeve nën hetim, përgjimeve të Sky Ecc etj.

Lajmet e tyre kanë qenë shqetësim për prokurorët që i kanë konsideruar si nxjerrje të sekretit hetimor dhe kanë kërcënuar disa herë me burg gazetarët në fjalë. Rreth një vit më parë, oficerët e BKH bastisën shtëpinë e gazetarit Elton Qyno pasi ky publikoi pjesë nga dosja hetimore e bandave të Elbasanit.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI