Flash

Florentino Perez akuzon: "Champions League është e padrejtë, askush nuk e kupton"

Lapsi.al 25 November 2024
Florentino Perez akuzon: "Champions League është e padrejtë,
Champions League, që ka debutuar këtë sezon me formatin e ri me një grup të vetëm prej 36 skuadrash, vazhdon të ngjallë dyshime. Në këtë drejtim është edhe qëndrimi i Florentino Perez, president i Real Madrid. Numri 1 merengues, lider i Super League, nuk lë asnjë dyshim për mënyrën si e mendon.

Florentino Perez: "Asnjë nuk e kupton këtë Champions"

"Formati i ri i Champions League është i padrejtë dhe askush nuk e kupton," ka thënë Perez gjatë asamblesë së anëtarëve të klubit. "Vlera e çdo ndeshjeje është zvogëluar për shkak të numrit të madh të ndeshjeve. E dini sa herë e kemi ndeshur Manchester United? Vetëm dy herë gjatë 16 viteve të fundit. Në tenis janë zhvilluar mbi 100 duele mes Nadal dhe Federer, futbolli është në rrugën e gabuar." Lexo më tej: Real nuk mjaftohet me Mbappé: Perez kërkon të shfrytëzojë dëshirën e Haaland për Madridin

"Super League? Jam më optimist se kurrë"

Më pas, duke folur për Super League, Perez shtoi: "Jam më optimist se kurrë. Vendimi i Gjykatës Evropiane është diçka historike," ka vazhduar presidenti i Real Madrid. "Ai vendim ka mbyllur monopolimin e UEFA-s. Nuk ka qenë e lehtë, kemi kaluar një betejë titanike".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI