Flash

Berisha fton shqiptarët në protestë: Rama nuk durohet më

Lapsi.al 25 November 2024
Berisha fton shqiptarët në protestë: Rama nuk durohet më

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në marshimin e nesërm të opozitës ditën e martë 26 nëntor në Tiranë. "Nesër Shqipëria marshim në Tiranë. Nuk durohet një narkodiktator si ky, i cili mbjell dhunë kudo që shkon’, u shpreh Berisha gjatë tubimit për mbështetësit pranë banesës së tij.

"Edi Rama është gjysma identike e McGonigalit. Ai dergjet në burg, kurse Rama zhgërryhet në sarajet e luksit në Surrel. Kurse Rama kontrollon në Shqipëri të gjitha pushtetet. Miq, çdo ditë që rri në pushtet na turpëron, çdo ditë që rri në pushtet na poshtëron, nuk durohet një padrino si ky.

Nuk durohet një narkodiktator si ky, i cili mbjell dhunë, dhunë kudo që shkon, sepse e ka kapur frika dhe tmerri nga krimet që ka kryer. Ju e patë vetë se si me banditët e tij në takimin me emigrantët theu kocka emigrantësh, si një katil i vërtetë, njëlloj sikur të ishte i ati, me urrejtjen skizoide ndaj kundërshtarëve. Ndaj dhe nesër Shqipëria në Tiranë. Marshim në Tiranë. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë" - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI