Flash

Dhuna në takimin e Ramës në Londër, reagon PD: Do japë llogari

Lapsi.al 24 November 2024
Dhuna në takimin e Ramës në Londër, reagon PD: Do japë

Partia Demokratike ka reaguar pas dhunimit të disa pjesëmarrësve në takimin e kryeministrit Edi Rama në Londër. Në një deklaratë të selisë blu thuhet se “si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, Ramës i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët".

“Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar. Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij.

LEXO EDHE Filmimet/ Si u rrahën emigrantët në mitingun e Ramës

Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë. Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit.

Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama. Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron” – thuhet në deklaratën që mbyllet me një thirrje për pjesëmarrje në tubimin e së martës në Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI