Flash

Legjenda kuqezi George Weah i habit të gjithë: "Më fal Milan, jam me Juventus"

Lapsi.al 23 November 2024
Legjenda kuqezi George Weah i habit të gjithë: "Më fal

George Weah, me 147 ndeshje dhe 58 gola (dhe dy tituj kampionë të fituar) me Milanin mes viteve 1995 dhe 2000, sonte do të bëjë tifo për… Juventusin! “Që i vogël isha një tifoz i zjarrtë i Juventus, adhurues i madh i Platini: nuk kam reshtur kurrë së mbështeturi bardhezinjtë,” – shpjegon ish-sulmuesi liberian, sot aktiv në politikën e vendit të tij, të cilin e ka udhëhequr për gjashtë vite. E pastaj, natyrisht, nuk duhet harruar që djali i tij, Timothy, luan pikërisht për Juven nën drejtimin e Thiago Motta: “Mund të them se ai ka realizuar ëndrrën time, po. Dhe të mendosh që kam folur për të me Milanin, me Maldinin. Por Juve është skuadra e duhur për të, pavarësisht preferencës sime”.

Weah, në një intervistë për La Repubblica, kujton karrierën e tij: “Kur isha te Monaco, mund të kaloja te Juve, por në fund qëndrova në Ligue 1, duke kaluar te PSG, sepse Wenger më këshilloi të piqesha më shumë para se të shkoja në një kampionat të nivelit shumë të lartë si Serie A - tha Weah, që më pas foli për Milan -. Ëndërroja Juventus, por si mund t'i thosha jo Milanit? Nuk më shkoi aspak keq: pesë sezone fantastike, ende mbaj kontakte me Sebastiano Rossi, Boban, Marco Simone…”

Lexo më tej: Weah shënon i dëmtuar, Thiago Motta i bën kërkesën e çuditshme: "Tim, më jep fanellën"

KUNDËR EKIPIT TË ZEMRËS...

Fituesi i Topit të Artë 1995 flet për përballjet Milan-Juve të 30 viteve më parë: “Luaja kundër ekipit të zemrës sime, por nuk jam tërhequr kurrë dhe, në fakt, shpesh i kam shënuar (5 gola në 10 ndeshje, red.). Sigurisht, ndihesha mirë kur shënoja, por njëkohësisht edhe pak i trishtuar: gjithsesi, janë të dyja ekipet e mia të zemrës.” Po sot, kush do të fitojë? “Po fitoi Juve, jam i lumtur; po fitoi Milan, nuk do të jem 100% i kënaqur, por pak po, sepse Milan ka bërë shumë për mua”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI