Flash

Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban

Lapsi.al 23 November 2024
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban

Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan të shtunën se sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë lënë të vrarë të paktën 120 persona gjatë 48 orëve të fundit. Sulmet, sipas tyre, kanë goditur edhe një spital në skajin më verior të rajonit, duke plagosur personel mjekësor dhe dëmtuar pajisjet spitalore.

Njoftimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Mes të vrarëve ishin shtatë pjesëtarë të së njëjtës familje, shtëpia e të cilëve u godit gjatë natës në periferinë Zeitun, në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Të tjerët, sipas autoriteteve, u vranë në sulme të ndryshme në qendër dhe jug të Gazës.

Në të njëjtën kohë, trupat tokësore izraelite depërtuan më në thellësi, ndërsa vazhduan sulmet ajrore në skajin më verior të rajonit, ofensiva kryesore që prej fillimit të muajit të shkuar. Ushtria iztraelite thotë se synon të pengojë që luftëtarët e Hamasit të kryejnë sulme dhe të rigrupohen në zonë.

Banorët lokalë thonë se druhen se qëllimi i sulmeve është shpopullimi i përhershëm i pjese të territorit.

Ndërkohë, autoritetitet shëndetësore të Libanit njoftuan se sulmet ajrore izraelite vranë së paku 11 vetë dhe plagosën dhjetra të tjerë në qendër të Bejrutit, ndërsa diplomatët vazhdojnë përpjekjet për armëpushim.

Ministria e Shendetësisë së Libanit tha të shtunën se bilanci i viktimave mund të shtohet ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja për të gjetur mbijetuarit. Për identifikimin e viktimave po kryen teste te AND-së.

Ministria tha se 63 vetë u plagosën në valën e katërt të sulmeve ajrore në kryeqytetin e Libanit në më pak se një javë.

Njoftimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur./VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI