Flash

'300 miliardë dollarë'/ Shtetet në zhvillim nuk pranojnë ofertën për fondin për klimë

Lapsi.al 23 November 2024
'300 miliardë dollarë'/ Shtetet në zhvillim nuk

Bashkimi Evropian e ka rritur të shtunën ofertën e kombeve të pasura për shtetet e varfra që janë goditur rëndë nga ndryshimet klimatike duke iu ofruar 300 miliardë dollarë, pasi shtetet në zhvillim kanë paralajmëruar disa herë se janë buzë kolapsit.

Ka zëra që marrëveshja mund të mos arrihet, pasi vendet në zhvillim kërkojnë që fondi për klimën të shkojë në 500 miliardë dollarë. Negociatorët kanë punuar gjithë natën në Baku në kërkim të një kompromisi, para përfundimit të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP29).

Teksa ka raportime se viti 2024 do të regjistrohet si më i nxehti ndonjëherë, shtetet në zhvillim janë duke bartur barrën, meqë po përballen me thatësi apo vërshime të mëdha, prandaj e kanë refuzuar një ofertë fillestare për ndihmë, në vlerë të 250 miliardë dollarëve për vitin 2025.

Dy negociatorë kanë thënë se Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje shteteve të pasura – përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Japoninë – që shuma të rritet në 300 miliardë dollarë. Mirëpo, ky kompromis është bërë me disa kushte, kanë thënë negociatorët.

Sipas tyre, evropianët, në veçanti, kanë kërkuar një raport vjetor se sa po bëhen përpjekje për të shmangur përdorimin e lëndëve djegëse të papërpunuara, të cilat janë shkaktaret kryesore të ngrohjes globale.

Kjo kërkesë më pas është kundërshtuar nga Arabia Saudite, e cila nuk është në favor të heqjes dorë nga nafta, gazi dhe thëngjilli. Ministri irlandez për Klimën, Eamon Ryan, ka thënë se shpreson që gjatë ditës do të arrihet marrëveshje për fondin për mbrojtje të klimës.

“Neve na duhet një marrëveshje. Është shumë e rëndësishme që t’i japim shpresë botës, që multilateralizmi mund të funksionojë, që jemi duke u përgjigjur ndaj krizës së klimës”, ka thënë Ryan për agjencinë e lajmeve AFP.

Shkencëtarët për klimën kanë thënë disa herë se disa dekada të nxjerrjes së gazrave serrë në atmosferë, kanë ndikuar në rritje të temperaturave globale.

Bota është ngrohur për 1.1 gradë Celsius në krahasim me epokën industriale, ndërsa shtetet synojnë që ta mbajë atë nën 1.5 gradë Celsius, për të shmangur katastrofa të mëdha natyrore./REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI