Flash

Skandal në Turqi, trajneri e rreh futbollisti i ri e minimizon:“Pastaj i putha dorën”

Lapsi.al 21 November 2024
Skandal në Turqi, trajneri e rreh futbollisti i ri e
Futbolli turk është tronditur nga një video që ka pasur shpërndarje të gjerë dhe tregon skena të dhunshme nga një trajner i një ekipi të rinjsh, i cili fillimisht i jep një shuplakë një futbollisti dhe më pas përpiqet t’i shtrëngojë duart në fyt. Një ngjarje e papranueshme aq më tepër në nivelin e të rinjve, por që viktima e ka minimizuar më pas, duke shpjeguar se e ka mbyllur ngjarjen "duke i puthur dorën" trajnerit pas një sqarimi.

Trajneri e godet dhe më pas e kap për fyti futbollistin e ri

Trajneri që ka humbur kontrollin dhe ka rrahur futbollistin është tekniku i Talas Denizspor Under 18. Ai është filmuar në dhomat e zhveshjes nga telefoni i një lojtari tjetër i të njëjtës skuadër, pas një ndeshje të kampionatit të kategorisë në rajonin e Kayseri. Ishte një debat që shumë shpejt kaloi në një sulm të dhunshëm. Burri, i njohur vetëm me inicialet DN, po i drejtohej fjalëve të ashpra minorenit, për arsye që nuk dihen. Në një moment, situata përkeqësohet dhe trajneri, pasi i dha disa shuplaka të riut, kur ai u përpoq të mbrohej, e goditi me një shuplakë të fortë dhe pastaj e kapi për fyt. Trajneri që dukej jashtë kontrollit, po i ulëriste: "Të vras! Mos fol, të vras, djalosh!"

Djali minimizon, për të ngjarja është mbyllur: "Bëmë paqe dhe i putha dorën"

Pas ngjarjes, futbollisti regjistroi një mesazh video ku dha versionin e tij të ngjarjes, duke u munduar ta mbyllte incidentin: "Po them të vërtetën. Në ndeshjen kundër Erkiletspor kam fyer arbitrin dhe ai më dha kartonin e kuq. Në fund të ndeshjes, shkova në dhomat e zhveshjes ku fillova të bërtas dhe të fyej ekipin tim. Trajneri ynë u inatos me mua dhe më tha të hesht. Unë i ktheva shpinën dhe fillova të shfryja duke thënë fjalë të shëmtuara për ekipin dhe trajnerin. Kjo bëri që ai të afrohej dhe të ngrinte dorën mbi mua, ndërkohë që po më fliste. I godita me shuplakë dorën menjëherë dhe i thashë: 'Çfarë ndodhi, trajner'. Në atë moment, trajneri më vendosi lehtë dorën për fyt. Në fund të ndeshjes, bëmë paqe dhe i putha dorën trajnerit tim."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI