Flash

Vendimi i Kushtetueses: "Berisha të mbahet i izoluar"

Lapsi.al 21 November 2024
Vendimi i Kushtetueses: "Berisha të mbahet i izoluar"

Opinioni publik ëshë konfuzuar pas rrjedhjes së disa informacioneve të dala nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me çështjen nëse duhej mbajtur apo jo i izoluar Sali Berisha. Rrëmujën e ka shkaktuar botimi i një dispozitivi të thjeshtë të gjykatës, në të cilën dukej sikur anëtarët e saj nuk ranë dakord me masën e marrjes së pashaportës, por miratuan atë të detyrimit për tu paraqitur.

Në fakt, kjo është një lojë kungulleshakash vetëm për ti hedhur hi syve opinionit dhe për të mbajtur në jetë cipën e zhvirgjëruar të një organi të pavarur. Për ta kuptuar më thjeshtë, kushtetuesja ka vendosur troç, se lideri i opozitës duhet të vazhdojë izolimin edhe tani 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. Ata kanë sanksionuar se "Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se mbrojtja e përkohshme procedurale që neni 73/2 iu garanton deputetëve i referohet vetëm lirisë personale dhe jo lirisë së lëvizjes".

Skanimi/ Argumentat pro dhe kundër Berishës në dosjen Partizani

Për të kuptuar këtë zhargon juridik duhet ditur pak historia e kësaj çështjeje. Rreth një vit më parë SPAK dhe GJKKO u përballën me Berishën për një koncept teorik. Të parët pretendonin se Berisha duhej t'i nënshtrohej detyrimit për t'u paraqitur dhe dorëzimit të pashaportës, i dyti nuk bindej ta bënte këtë, sepse këmbëngulte se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa u votuar më parë nga kuvendi.

Ky "sherr", përfundoi me arrestin shtëpiak. Pikërisht për këtë lideri i opozitës iu drejtua Gjykatën Kushtetuese që ajo të bënte interpretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, duke parashtruar se ndaj Berishës janë vendosur masat shtrënguese “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit.

Mandati i Berishës kthehet pas në Gjykatën Kushtetuese

E thënë shkurt dhe troç kjo gjykatë ka legjitimuar se procedura e ndjekur, duke shmangur kuvendin për cënimin e imunitetit dhe të lirisë, është ajo e duhura.

Pra gjithçka tjetër "Jo, po me bllokimin e pashaportës është bërë gabim" e kështu me rradhë janë përralla me mbret, që nuk kanë asnjë peshë në vendimin final, nëse lideri i opozitës duhet mbajtur i izoluar apo jo.

Këto lojra kushtetuesja i bën gjithmonë ashtu siç u soll edhe me kërkesën e 30 deputetëve të PD për ta shqyrtuar të njëtën çështje. Gjykata vendosi se e drejta për tu ankuar i takonte vetëm Berishës, pasi ky i fundit të përfundonte të gjitha shkallët e gjykimit por jo grupit të 1/5 të deputetëve. "Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit,” thuhej në arsyetimin e gjykatësve të shumicës që vendosën të mos e kalojnë çështjen për shqyrtim në seancën plenare, ndonëse kjo e drejtë i takon 1/5 së deputetëve.

Andi Bushati: Lëreni Olta Xhaçkën, por merruni me gjykatësit sharlatanë

Natyrisht nëse në opinion ëshë krijuar konfuzion, Berisha personalisht qe i qarë për këë vendim. Ai e goditi menjëherë atë. '"Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet. Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë. Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut". tha ai nga ballkoni ku vijon të mbetet i izoluar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI