Flash

Kuvendi miraton projektbuxhetin e 2025-ës

Lapsi.al 19 November 2024
Kuvendi miraton projektbuxhetin e 2025-ës

Me 75 vota pro, asnjë abstenim dhe 40 kundër Kuvendi miratoi në parim pas një seance maratonë që zgjati 2 ditë projekt-buxhetin për vitin 2025. Në emër të grupeve mbajtën fjalën, Shpëtim Idrizi, Eduard Shalsi dhe Jorida Tabaku. 116 deputetë ishin prezentë. Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita e votoi kundër projekt-buxhetin. 

822.7 miliardë lekë, ose rreth 8.2 mld euro, shpenzime të planifikuara për vitin 2025, do të shpenzohen për paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime dhe skema të tjera deri tek bujqësia.

Referuar relacionit të projektbuxhetit afro 1/3 e totalit të shpenzimeve shkon për mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, skemën e pensioneve, për ndihmën ekonomike, pagesa e papunësisë apo kompensimi ish-pronarëve me në total 291.9 miliardë lekë, ose rreth 3 mld euro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI