Flash

I vodhën telefonin njeriut të gabuar: atleti Mo Farah i ndoqi hajdutët dhe i kapi

Lapsi.al 19 November 2024
I vodhën telefonin njeriut të gabuar: atleti Mo Farah i ndoqi

Edhe pse është tërhequr nga garat profesionale, Mo Farah nuk i ka varur ende këpucët në gozhdë. Këtë e dinë mirë hajdutët që tentuan të vjedhin telefonin e tij, por që pas një ndjekjeje të shpejtë, u detyruan ta kthejnë telefonin te pronari i ligjshëm.

Incidenti, shkruan sot Daily Mail, ka ndodhur disa javë më parë, kur ish-atleti britanik (fitues i katër medaljeve ari olimpike në 5000 dhe 10000 metra) kishte vendosur të bënte jogging me gruan e tij, Tania, pranë shtëpisë së tyre në Surrey, në jug të Londrës. Ai e kishte lënë telefonin e tij mbi një mur brenda pronës së tij për të mundësuar një vrapim më të lirë. Posa ka kaluar pak kohë, Farah ka vënë re një furgon të bardhë që ndaloi pranë telefonit. Një burrë doli prej tij, mori telefonin dhe është larguar me shpejtësi. Farah nuk ka hezituar asnjë moment dhe e ka ndjekur furgonin, duke e arritur për pak sekonda dhe duke i kërkuar që t'ia kthenin telefonin.

Lexo më tej: Atletika e shokuar nga ngjarja e rëndë: kampioni Benjamin Kiplagat theret me thikë në Kenya

Megjithatë, sprinti i atletit nuk ka mbyllur çështjen, pasi Sir Mo, i nderuar me titullin "Cavalier" nga Mbretëresha Elizabeta në vitin 2017, ka bërë një kallëzim për shkeljen e sigurisë në pronën e tij, që ka roje të sigurisë 24 orë në ditë. Policia britanike ka njoftuar se ka hapur një hetim për këtë ngjarje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI