Flash

"Bëmë keq të gjithë bashkë": Sylvinho pa fjalë për pjesën e parë ku u vendos humbja

Lapsi.al 19 November 2024
"Bëmë keq të gjithë bashkë": Sylvinho pa

"Pësuam një gol në minutën e 4 dhe më pas në minutën e 9 dhe kjo gjë të vret. Nuk duhet të pësohen të tilla gola, na ka ndodhur edhe me Italinë, Çekinë, Kroacinë. Duhet të përmirësohemi në këtë pjesë". Sylvinho mundohet të shpjegojë çfarë ndodhi në atë pjesë të parë për tu harruar. Tekniku brazilian shpresonte shumë të mund ta mbyllte në një vend prestigjoz grupin B1 të Nations League, por në fund e pa veten të fundit.

Dy gola të pësuar në 10 minutat e para, në dy aksionet e para të Ukrainës e të favorizuar nga gabime difensive: "Kur shkuam në Europian, shkuam për shkak se bëmë mirë të gjithë së bashku - tha Sylvinho -. Ndërsa sot kemi bërë keq të gjithë së bashku. Duhet të përmirësohemi të gjithë së bashku. U kualifikuam duke qenë të parët në grup, sot me një barazim mund të kishim qenë në vendin e dytë".

Lexo më tej: Humbja 2-1 me Ukrainën, reagimet e lojtarëve pas ndeshjes

Tekniku brazilian pastaj bëri një analizë të shpejtë, duke e përfshirë këtë humbje dhe këtë vend të fundit në proçesin e rritjes të kombëtares: "Ky është një proçes që ne duhet të rritemi. Duhet të përmirësohemi nëse duam të ecim përpara. Duhet të ri-analizojmë se çfarë ka ndodhur në këto ndeshje. Nuk duhet lejuar të pësosh gola kaq herët. Nëse do të kishim qenë në një grup tjetër me 7 pikë, do të kishim qenë në një pozicion më të mirë”, e mbylli Sylvinho.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI