Flash

VIDEO/ Si ia mbathi polici në Gjirokastër kur oficerët e AMP shkuan ta arrestonin

Lapsi.al 18 November 2024
VIDEO/ Si ia mbathi polici në Gjirokastër kur oficerët e AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar një operacion duke ndaluar dy punonjës policie, një doganier dhe dy shtetas të tjerë, të dyshuar për veprime të paligjshme në komisariatin e Gjirokastrës.

Por një nga efektivët, inspektori Feim Onjea me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme "Shqiponja", i cili është i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” mbetet i shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi është arratisur.

Në videon e mëposhtme të publikuar nga Balkanweb, shihet momenti i arratisjes së efektivit, që ka parë agjentët e AMP që do ta arrestonin. Pasi kalon rrugën kryesore, Onjea shfaqet duke kaluar një gardh dhe më pas zhduket nga fushëpamja e kamerave të sigurisë. Kujtojmë që Onjeja ka qenë gjithashtu edhe shoferi ish-drejtorit të policisë Gjirokastër, Ardian Çipa.

https://www.youtube.com/watch?v=4B7k2CbxDEc

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI