Flash

Sholz zbardh bisedën telefonike me Putin

Lapsi.al 18 November 2024
Sholz zbardh bisedën telefonike me Putin

Kancelari gjerman Olaf Sholz ka mbrojtur vendimin e tij për të telefonuar presidentin rus Vladimir Putin të premten, duke u thënë gazetarëve se "ishte dhe është ende gjëja e duhur për të bërë".

Duke folur me gazetarët në samitin e G20 në Brazil, Scholz thotë se e ka thirrur Putinin "sepse kjo duhet t'i bëhet e qartë: Ai ka një përgjegjësi. Ai duhet t'i japë fund luftës..."

Diskutimet në nivel lidershipi duhet të zhvillohen që kjo të ndodhë, shton Scholz.

Ai gjithashtu thotë se ka "shpjeguar shumë qartë" pse mendon se është e drejta e tij për të mos dërguar raketa Taurus në Ukrainë, duke shtuar se raketat mund të përdoren vetëm nëse "përgjegjësia për shënjestrimin" ndahet dhe nuk është diçka që ai mund "të marrë përgjegjësinë."

Scholz thotë: "Ne kemi një kuptim të qartë se armët e fuqishme që kemi furnizuar deri më tani, artileria me rreze të gjatë, raketat hedhëse, nuk mund të përdoren për të depërtuar thellë në brendësi të Rusisë".

Të këshilluara

Musk tallet keq me Zelensky: Ka sens humori

Miliarderi Elon Musk, aleat i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u tall me Presidentin Volodymyr Zelensky pasi ky i fundit deklaroi se ...

21:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI