Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu. Duke folur shkurt për mediat, Lider demokrat garantoi se nga radh...
10:08
Guarín: “Te Inter dehesha, më thanë të ikja nga Milano. Piva 70 birra në një natë”
Lapsi.al18 November 2024
Fredy Guarín e përfundoi karrierën e tij si futbollist në vitin 2021, pas përfundimit të kontratës me Millonarios. Ekipi kolumbian ishte i fundit ku luajti mesfushori, i njohur dhe i vlerësuar në Itali me fanellën e Interit. Me zikaltrit, Guarín zhvilloi 141 ndeshje, duke shënuar 22 gola dhe dhënë 38 asiste nga viti 2011 deri në 2016. Por çfarë ndodhi me Guarín pas largimit nga Interi? Përpara se të rikthehej në Kolumbi dhe të mbyllte karrierën në atdhe, ai luajti me Shanghai Shenhua në Kinë dhe me Vasco da Gama në Brazil. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, diçka nuk po shkonte mirë.
Guarín tek Interi për katër vite (2012–2016)
Problemet e tij nuk ishin aq në fushë, sa jashtë saj. Në vitin 2021, ai pati një konflikt të ashpër me të atin që përfundoi me një përleshje dhe arrestim nga policia. Pas këtij episodi, ai postoi në rrjetet sociale një mesazh ndihme, duke treguar hapur për problemet e tij personale, sidomos lidhur me abuzimin me alkoolin. Ai e përshkroi gjendjen e tij të rënduar si një moment errësire totale në jetë: “Lotët që shihni në foto janë ato të një burri të mbushur me vese, gabime, mëkate dhe shumë gjëra të tjera.”
Së fundmi, në një intervistë për “Los Informantes” të televizionit Caracol, Guarín rrëfeu: “Në mendjen time ishte vdekja, e dija që po shkoja drejt fundit.”
Rrëfimi për betejën me alkoolin
Guarín foli hapur për jetën e tij gjatë viteve kur ishte në majat e futbollit botëror, teksa luante me Interin. “Pija në shtëpi, në diskoteka dhe restorante. Ishte një m***, e dija që po dështoja si në punë, ashtu edhe me familjen time. Flija, stërvitesha dhe pija – çdo ditë e njëjta gjë,” shpjegoi Guarín, duke shtuar: “Më thanë se duhej të largohesha nga Milano. E ndjeja që nuk kisha më kufij.” Kështu, në vitin 2016, kontrata e tij me Interin përfundoi dhe ai u transferua në Shanghai Shenhua.
Por problemet me alkoolin e ndoqën edhe në Kinë. “Në Kinë solla 16 persona që të krijoja grupin tim,” tregon ai. “Nuk kisha ide për paratë, fitoja shumë dhe i shpenzoja pa menduar – net, festa, jahte, avionë, i shpërndaja paratë.”
Rënia e tij në Brazil
Pas Kinës, Guarín u transferua në Brazil te Vasco da Gama, ku problemet u thelluan. Gjatë pandemisë së COVID-19, futbolli ndaloi plotësisht, pa stërvitje e pa ndeshje. “Shkoja në favela për të kërkuar rrezikun,” tregon ai. “Kam pirë 70 birra në një natë. Më jepte adrenalinë të shihja armë dhe nuk e kuptoja rrezikun, kalova 10 ditë tërësisht i dehur. Flija nga lodhja, zgjohesha me një birrë pranë dhe dehesha sërish.”
Në një moment, Guarín shpërtheu në lot gjatë intervistës dhe u detyrua ta ndërpriste. Ai rrëfeu gjithashtu një tentativë për vetëvrasje: “Jetoja në katin e 17-të dhe, në atë moment, ndjeva sikur gjithçka kishte mbaruar. Vendosa të hidhesha, por ballkoni kishte një rrjetë dhe, duke kërcyer, u riktheva mbrapsht.”
Pas një periudhe të errët, Guarín u rikthye në Kolumbi për t’i dhënë një fillim të ri jetës. Në vitin 2024, ai nisi një trajtim rehabilitues me ndihmën e mikut të tij, futbollistit Juan Fernando Quintero. “Kjo është një mision që Zoti na ka dhënë dhe e di që do të prekë shumë zemra dhe do të shpëtojë jetë,” u shpreh Guarín.
Pavarësisht rënieve të tij, Fredy Guarín është një shembull i një njeriu që po lufton për t’u rikthyer në jetë normale, duke ndarë historinë e tij si një thirrje për ndihmë dhe ndërgjegjësim për të tjerët.
Kapiteni Ardian Ismajli u shfaq i vendosur dhe optimist në konferencën për shtyp, duke dhënë mesazhe të qarta për ndeshjen vendimtare ndaj Ukrainës. Deklaratat ...
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, u shfaq i qetë dhe i vendosur gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës vendimtare ndaj Ukrainës, por deklaratat e tij nuk ...
Conor McGregor ka shkruar një mesazh aq të tmerrshëm sa edhe të neveritshëm dhe e ka ndarë atë në rrjetet sociale, por e ka fshirë pak më vonë për shkak të reag...
Brazili po kalon një krizë të pa precedentë në nivelin e triumfeve. Kombëtarja, megjithë talentet e saj, nuk arrin të shkëlqejë dhe rezultatet mungojnë. Për t'i...
"Jam kundër VAR-it, nuk i bën më tifozët të diskutojnë". Michel Platini nuk ka ndryshuar mendim për teknologjinë e aplikuar në futboll. Më saktë, sipas tij, ajo...
Atëherë, le ta themi menjëherë. Në fund të qershorit, çdokush, ndoshta edhe vetë Luciano Spalletti, do të kishte pranuar pa hezitim të mbyllte grupin e Nations ...
Kombëtarja shqiptare do të mbyllë sot pasdite përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës, e programuar për t’u luajtur ...
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, vlerësoi paraqitjen e skuadrës pas barazimit ndaj Çekisë. Ai theksoi se ekipi kishte luajtur mirë, përveç 25 minutave të para t...
Shqipëria arriti të ndante pikët me Çekinë, duke përfunduar pa gola, 0-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ky rezultat ishte i vlefshëm p...
Nuk ka fitues në ndeshjen që përballi Shqipërinë me Çekinë në raundin e 5 të grupit B1 në Nations League. Përfundoi pa gola në një Air Albania të tejmbushur, po...
Ajo që ndodhi në minutat e fundit të 6 tetorit ishte një parodi. Një nga ato ngjarje që e qesharakëzojë aq thellë thelbin e një shteti dhe të institucioneve të tij, sa e bëjnë të pa shmangshme pyetjen: A mos do ishte më mirë po të qe bërë me keq?
Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet
Ajo që ndodhi në minutat e fundit të 6 tetorit ishte një parodi. Një nga ato ngjarje që e qesharakëzojë aq thellë thelbin e një shteti dhe të institucioneve të tij, sa e bëjnë të pa shmangshme pyetjen: A mos do ishte më mirë po të qe bërë me keq?
Për të kuptuar se çfarë ka nënkuptuar vërtet dëmtimi i suedezit Dejan Kulusevski, duhet nisur nga një fjali. Jo nga një diagnozë, jo nga një raport mjekësor, por nga ato fjalë që bashkëshortja Eldina zgjodhi t’ua besonte rrjeteve sociale
Leo Messi mund të shkruante çfarëdo gjëje në mesazhin që publikoi në Instagram, pak orë pas paraqitjes së fundit me fanellën “albiceleste”, por zgjodhi të përulet para dikujt që nuk është më dhe nuk mund ta lexojë: Diego Armando Maradona.
Një ndeshje e vlefshme për qëndrimin në Kategorinë e Parë, u ndërpre dhe më pas u pezullua përfundimisht në minutën e 90’ pas një penalltie të akorduar nga arbitri Sulwe.
Manchester City rrezikon një prej sanksioneve më të rënda të vendosura ndonjëherë ndaj një klubi të Premier League, por ekziston një skenar që mund ta shndërrojë çështjen në një paradoks të bujshëm.
Një skandal me përmasa kolosale ka shpërthyer në Korenë e Jugut, duke arritur deri në nivelet më të larta politike dhe duke çuar drejt një ndryshimi të afërt të legjislacionit.
Shkarkimi i teknikut Vincenzo Montella si trajner i Turqisë, pas rezultateve të fundit zhgënjyese mes Botërorit dhe Nations League, është vetëm çështje orësh.